Author Archives: Adonis Shabani

Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me OSCE Mission in Kosovo po vazhdon me serinë e punëtorive regjionale me temën “Mbrojtja e të dhënave personale në sistemin shëndetësor”, me profesionistët shëndetësor të Republikës së Kosovës.

Pas regjionit të Mitrovicës dhe regjionit të Prizrenit, javën e kaluar Udhëheqësi i Divizionit për Inspektim dhe Kontroll, z. Kushtrim Mustafa, mbajti punëtorinë në regjionin e Pejës ku morën pjesë rreth 25 profesionistë shëndetësor nga Komuna e Pejës, Gjakovës, Deçanit, Istogut dhe Junikut. Agjencia për Informim dhe Privatësi ka për qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e […]

Tryezë Konsultative mbi “Nevojat dhe Sfidat e Digjitalizimit të Shërbimeve Publike në Kontekstin e të Drejtave të Njeriut dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale”

Me ftesë të Programit për të Drejtat Civile Kosovë (CRP/K), Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku mori pjese në tryezën konsultative mbi Rekomandimet e Rezolutës së miratuar në Ohër për Digjitalizimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Ballkanin Perëndimor, ku u theksua nevoja për harmonizimin e veprimeve rajonale gjatë digjitalizimit të […]

Paneli i Diskutimit: Privatësia dhe Siguria Kibernetike – Sfidat dhe Mundësitë për Startup-et

Me ftesë të STIKK (Shoqata e TIK-ut në Kosovë), Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, mori pjesë në panelin e diskutimit “Privatësia dhe Siguria Kibernetike: Sfidat dhe Mundësitë për Startup-et”, krahas Arian Sheremetit, themelues i Bitsecura, dhe Lirim Bllacës, Drejtor i Operacioneve në Institutin për Teknologji dhe Shoqëri, nën moderimin e Atdhe […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi pjesëmarrëse në Mobile World Congress (MWC) 2025 në Barcelonë

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, së bashku me përfaqësues nga AIP, morën pjesë në Mobile World Congress (MWC) 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për inovacionin në teknologjinë mobile dhe dixhitale, e organizuar nga GSMA në Barcelonë të Spanjës. Në kuadër të Programit Ministral të MWC, Komisionerja Sogojeva-Dërmaku ishte pjesë […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me OSCE Mission in Kosovo ka filluar serinë e punëtorive regjionale me temën “Mbrojtja e të dhënave personale në sistemin shëndetësor”, me profesionistët shëndetësor të Republikës së Kosovës.

Punëtoria e pare u mbajt në Mitrovicë ku morën pjesë 25 profesionistë shëndetësor nga Komuna e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Vushtrrisë, Mitrovicës, Skenderaj si dhe nga Komuna e Zubin Potokut. Pjesëmarrësit ishin drejtor të Qendrave Kryesore Familjare, mjekë, kryeinfermier, infermier, si dhe teknik të laboratorëve. Në fjalën hyrëse, Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë, Lumnije Demi, […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), pas pranimit të njoftimit nga mediat lidhur me dyshimet për vendosjen e një kamere ilegale në ShFMU “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, ka ndërmarrë menjëherë hapat e nevojshëm për të inspektuar dhe vërtetuar gjendjen faktike në këtë institucion arsimor.

Gjatë inspektimit të realizuar nga AIP, është konstatuar se në ambientet e shkollës-klasa nuk ka pasur kamera të vendosura për monitorim. Megjithatë, është identifikuar një regjistrim i bërë nga një punonjës i shkollës përmes telefonit të tij personal, i cili është realizuar në një kohë kur fëmijët nuk kanë qenë prezentë në klasë, dhe rrjedhimisht […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe Shoqata e Bankave të Kosovës forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale

Në takimin informativ sot mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës, anëtarët e bankave nga Komiteti i Sigurisë Kibernetike në SHBK dhe përfaqësues të departamentit përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale, u mblodhën për të diskutuar rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale dhe forcimin e masave për përputhshmëri […]

Institute for Technology and Society, në bashkëpunim me Platforma Civikos dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi / Agencija za Informacije i Privatnost, po vazhdon angazhimin për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve publike në nivel qendror dhe lokal në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Gjatë një programi dy-ditor trajnimi, pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillojnë njohuritë e tyre mbi standardet dhe praktikat më të mira për mbrojtjen e të dhënave, duke përmirësuar kështu sigurinë e informacionit në institucionet ku ata veprojnë. Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit u certifikuan nga Treccert, duke përfituar njohje ndërkombëtare për aftësitë dhe ekspertizën e tyre […]

Komisionerja për Informim dhe Privatësi mirëpret në takim ekipin që krijoi platformën për identifikimin e rrjedhjes së të dhënave personale

Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, ka pritur sot në takim profesionistët e angazhuar në krijimin e platformës për sigurimin e mbrojtjes së të dhënave personale përmes identifikimit të rrjedhjes së të dhënave nga kontrolluesit publik dhe privat, e cila është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes Departamentit të Drejtësisë (INL). Kjo […]