Tryezë Konsultative mbi “Nevojat dhe Sfidat e Digjitalizimit të Shërbimeve Publike në Kontekstin e të Drejtave të Njeriut dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale”

Me ftesë të Programit për të Drejtat Civile Kosovë (CRP/K), Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku mori pjese në tryezën konsultative mbi Rekomandimet e Rezolutës së miratuar në Ohër për Digjitalizimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Ballkanin Perëndimor, ku u theksua nevoja për harmonizimin e veprimeve rajonale gjatë digjitalizimit të administratës publike, në përputhje me standardet e BE-së.
Komisionerja Sogojeva-Dërmaku, diskutoi për digjitalizimin si një proces të pashmangshëm dhe ndikimin e Inteligjencës Artificiale, duke bërë thirrje për angazhim të institucioneve dhe politikëbërësve në krijimin e një kornize ligjore që siguron mbrojtjen e të dhënave personale si një e drejtë themelore e qytetarëve.
Ndërkohë, Avokati i Popullit, Naim Çelaj, nënvizoi nevojën për koordinim rajonal në avancimin e digjitalizimit të shërbimeve digjitale të qasshme, gjithëpërfshirëse dhe jo-diskriminuese për qytetarët.
Diskutimi riafirmoi se e ardhmja digjitale kërkon forcim të kapaciteteve institucionale dhe bashkëpunim për të siguruar se të gjithë qytetarët përfitojnë dhe përdorin shërbime digjitale të sigurta.
https://www.vudols.com