Agjencia për Informim dhe Privatësi pjesëmarrëse në Mobile World Congress (MWC) 2025 në Barcelonë

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, së bashku me përfaqësues nga AIP, morën pjesë në Mobile World Congress (MWC) 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për inovacionin në teknologjinë mobile dhe dixhitale, e organizuar nga GSMA në Barcelonë të Spanjës.
Në kuadër të Programit Ministral të MWC, Komisionerja Sogojeva-Dërmaku ishte pjesë e një tryeze të rrumbullakët me temën “Sigurimi i Privatësisë së të Dhënave për të Ardhmen”, me c’rast ajo foli për sfidat e reja që sjellin Inteligjenca Artificiale dhe ndërlidhja globale e të dhënave personale, ndërsa theksoi nevojën për një krijimin e mekanizmave rregullatorë që mbrojnë të drejtat e qytetarëve pa kufizuar përparimet teknologjike.🔐
🤖Në këtë ngjarje morën pjesë rreth 100,000 pjesëmarrës nga 205 vende dhe mbi 2,700 kompani ekspozuese. Tema kryesore e këtij edicioni, “Converge. Connect. Create.”, u fokusua në gjashtë shtylla kryesore:
• Teknologjia 5G dhe aplikimet e saj më të fundit
• Inteligjenca Artificiale (AI) dhe ndikimi i saj në industri të ndryshme
• Ndërlidhja dixhitale e pajisjeve dhe shërbimeve
• Inovacionet që transformojnë sektorët ekonomikë
• Evolucioni i identitetit dixhital
• Perspektivat e bizneseve në epokën dixhitale
🤝Përmes angazhimit në forume të tilla, Agjencia për Informim dhe Privatësi synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe krijimin e politikave proaktive për mbrojtjen e të dhënave në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur.
https://www.vudols.com