Author Archives: Adonis Shabani

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku, mirëpret në takim Presidenten Atifete Jahjaga, njëherit themeluese e Fondacionit Jahjaga

Komisionerja Krenare Sogojeva-Dërmaku, priti sot në një takim në ambientet e Agjencisë znj. Atifete Jahjaga, ku diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Fondacionit Jahjaga në fusha me interes të përbashkët, përkatësisht mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike – si parime thelbësore për ndërtimin e një […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me Policinë e Kosovës për Asistencë në mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe sigurimit fizik të objektit – ndërtesës së përbashkët të AAC, AIP dhe AMMKM.

Marrëveshja e Mirëkuptimit u nënshkrua nga U.D Drejtori i Përgjithshëm i AAC -së, Burim Dinarama, Drejtorja e Përgjithshme në AIP-së, Lumnije Demi, Drejtori i Përgjithshëm AMMKM, Imer Hakaj dhe Koloneli Hilmi Pacolli nga Policia e Republikës së Kosovës.

Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me OSCE Mission in Kosovo po vazhdon me serinë e punëtorive regjionale me temën “Mbrojtja e të dhënave personale në sistemin shëndetësor”, me profesionistët shëndetësor të Republikës së Kosovës.

Pas regjionit të Mitrovicës dhe regjionit të Prizrenit, javën e kaluar Udhëheqësi i Divizionit për Inspektim dhe Kontroll, z. Kushtrim Mustafa, mbajti punëtorinë në regjionin e Pejës ku morën pjesë rreth 25 profesionistë shëndetësor nga Komuna e Pejës, Gjakovës, Deçanit, Istogut dhe Junikut. Agjencia për Informim dhe Privatësi ka për qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e […]

Tryezë Konsultative mbi “Nevojat dhe Sfidat e Digjitalizimit të Shërbimeve Publike në Kontekstin e të Drejtave të Njeriut dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale”

Me ftesë të Programit për të Drejtat Civile Kosovë (CRP/K), Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku mori pjese në tryezën konsultative mbi Rekomandimet e Rezolutës së miratuar në Ohër për Digjitalizimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Ballkanin Perëndimor, ku u theksua nevoja për harmonizimin e veprimeve rajonale gjatë digjitalizimit të […]

Paneli i Diskutimit: Privatësia dhe Siguria Kibernetike – Sfidat dhe Mundësitë për Startup-et

Me ftesë të STIKK (Shoqata e TIK-ut në Kosovë), Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, mori pjesë në panelin e diskutimit “Privatësia dhe Siguria Kibernetike: Sfidat dhe Mundësitë për Startup-et”, krahas Arian Sheremetit, themelues i Bitsecura, dhe Lirim Bllacës, Drejtor i Operacioneve në Institutin për Teknologji dhe Shoqëri, nën moderimin e Atdhe […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi pjesëmarrëse në Mobile World Congress (MWC) 2025 në Barcelonë

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, së bashku me përfaqësues nga AIP, morën pjesë në Mobile World Congress (MWC) 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për inovacionin në teknologjinë mobile dhe dixhitale, e organizuar nga GSMA në Barcelonë të Spanjës. Në kuadër të Programit Ministral të MWC, Komisionerja Sogojeva-Dërmaku ishte pjesë […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me OSCE Mission in Kosovo ka filluar serinë e punëtorive regjionale me temën “Mbrojtja e të dhënave personale në sistemin shëndetësor”, me profesionistët shëndetësor të Republikës së Kosovës.

Punëtoria e pare u mbajt në Mitrovicë ku morën pjesë 25 profesionistë shëndetësor nga Komuna e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Vushtrrisë, Mitrovicës, Skenderaj si dhe nga Komuna e Zubin Potokut. Pjesëmarrësit ishin drejtor të Qendrave Kryesore Familjare, mjekë, kryeinfermier, infermier, si dhe teknik të laboratorëve. Në fjalën hyrëse, Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë, Lumnije Demi, […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), pas pranimit të njoftimit nga mediat lidhur me dyshimet për vendosjen e një kamere ilegale në ShFMU “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, ka ndërmarrë menjëherë hapat e nevojshëm për të inspektuar dhe vërtetuar gjendjen faktike në këtë institucion arsimor.

Gjatë inspektimit të realizuar nga AIP, është konstatuar se në ambientet e shkollës-klasa nuk ka pasur kamera të vendosura për monitorim. Megjithatë, është identifikuar një regjistrim i bërë nga një punonjës i shkollës përmes telefonit të tij personal, i cili është realizuar në një kohë kur fëmijët nuk kanë qenë prezentë në klasë, dhe rrjedhimisht […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe Shoqata e Bankave të Kosovës forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale

Në takimin informativ sot mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës, anëtarët e bankave nga Komiteti i Sigurisë Kibernetike në SHBK dhe përfaqësues të departamentit përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale, u mblodhën për të diskutuar rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale dhe forcimin e masave për përputhshmëri […]