Punëtoria e pare u mbajt në Mitrovicë ku morën pjesë 25 profesionistë shëndetësor nga Komuna e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Vushtrrisë, Mitrovicës, Skenderaj si dhe nga Komuna e Zubin Potokut. Pjesëmarrësit ishin drejtor të Qendrave Kryesore Familjare, mjekë, kryeinfermier, infermier, si dhe teknik të laboratorëve.
Në fjalën hyrëse, Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë, Lumnije Demi, foli për rëndësinë e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale në sistemin shëndetësor në Kosovë. Synimi kryesor i punëtorisë është pajisja e pjesëmarrësve me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për mbrojtjen e të dhënave personale duke siguruar që të dhënat personale, përkatësisht të dhënat e ndjeshme të trajtohen me kujdesin e duhur dhe të mbrohen nga çdo lloj keqpërdorimi.