Mbledhja e parë e Asamblesë së Rrjetit Evropian për Transparencë dhe Qasje në Informata (ENTRI)

Mbledhja e parë e Asamblesë së Rrjetit Evropian për Transparencë dhe Qasje në Informata (ENTRI) 🇪🇺

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në cilësinë e anëtares së Komitetit Drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë dhe të Drejtën për Informim (ENTRI), mori pjesë në mbledhjen e parë të Asamblesë së këtij rrjeti, ku u prezantuan para anëtarëve propozimet për themelimin e grupeve punuese tematike, të cilat synojnë adresimin e çështjeve kyçe në fushën e transparencës dhe qasjes në dokumente publike.

Grupet punuese të propozuara do të udhëhiqen nga autoritete të ndryshme kombëtare, përkatësisht:

▪️ Inteligjenca Artificiale në proceset e qasjes në dokumente publike, e udhëhequr nga Skocia ▪️ Transparenca Proaktive, e udhëhequr nga Kosova ▪️ Privatësia dhe Mbrojtja e të Dhënave, e udhëhequr nga Portugalia

Në këtë kuadër, Agjencia për Informim dhe Privatësi prezantoi rolin e saj në udhëheqjen e Grupit Punues për Transparencë Proaktive, me fokus në forcimin e praktikave të publikimit të informacionit nga institucionet publike dhe avancimin e qasjes së qytetarëve në informata me interes publik.

Asambleja përfshiu gjithashtu procesin e votimit për themelimin e këtyre grupeve dhe hapat e mëtejmë për përfshirjen e anëtarëve në aktivitetet e tyre.

Postimi origjinal në Facebook