🤝 Marrëveshje Mirëkuptimi për nisma të përbashkëta në zhvillimin institucional dhe fuqizimit të grave në sektorin e sigurisë
Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe Fondacioni Jahjaga sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi, me qëllim të krijimit të një kornize bashkëpunimi për zhvillimin dhe zbatimin e nismave të përbashkëta që synojnë fuqizimin e rolit të grave, avancimin e zhvillimit institucional dhe promovimin e praktikave gjithëpërfshirëse në sektorin e sigurisë.
Gjatë takimit, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, së bashku me Presidenten znj. Atifete Jahjaga, diskutuan edhe për Rrjetin e Grave në Sektorin e Sigurisë në Kosovë, një iniciativë që ka për qëllim integrimin e perspektivës gjinore dhe fuqizimin e rolit të grave në institucionet e sigurisë.
🌍 Ky rrjet është pjesë e angazhimeve më të gjera për zbatimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në përputhje me Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë kontekst, Memorandumi forcon më tej bashkëpunimin ndërinstitucional dhe angazhimin e Agjencisë për fuqizimin e grave, në përputhje me mandatin e saj ligjor dhe institucional.

English
Srpski