👉 🌐 Publikohet raporti “Kontrolli Global i Privatësisë: Privatësia e Fëmijëve” – AIP pjesë e Rrjetit Global për Zbatimin e Privatësisë (GPEN)
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), në cilësinë e saj si anëtare e Rrjetit Global për Zbatimin e Privatësisë (GPEN), mirëpret publikimin e raportit global për vitin 2025, “GPEN Sweep: Privatësia e Fëmijëve”, i cili trajton mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve në mjedisin online.
🔍 Në kuadër të iniciativës “Global Privacy Sweep”, autoritetet e mbrojtjes së të dhënave nga mbarë bota analizuan rreth 900 aplikacione të përdorura nga fëmijët, duke identifikuar disa nga sfidat kryesore: • mbledhje e tepruar e të dhënave personale • mekanizma të dobët për verifikimin e moshës • mungesë transparence në informacionin për privatësinë • vështirësi në fshirjen e llogarive • ekspozim ndaj përmbajtjeve dhe dizajneve jo të përshtatshme
📊 Gjetjet theksojnë se mbrojtja e privatësisë së fëmijëve mbetet një prioritet global, që kërkon veprim të koordinuar dhe angazhim të vazhdueshëm nga autoritetet dhe industria.
🤝 Anëtarësimi dhe pjesëmarrja aktive në GPEN, i mundëson Agjencisë ndjekjen e zhvillimeve më të fundit ndërkombëtare dhe kontribuon në forcimin e parktikave për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë, në përputhje me standardet evropiane.
👉 Lexoni raportin e plotë: https://privacyenforcement.net/content/2025-global-privacy-sweep-examined-websites-and-apps-used-children

English
Srpski