Agjencia për Informim dhe Privatësi pjesëmarrëse në tryezën bilaterale për forcimin e sistemeve të prokurimit publik përmes bashkëpunimit…

Agjencia për Informim dhe Privatësi pjesëmarrëse në tryezën bilaterale për forcimin e sistemeve të prokurimit publik përmes bashkëpunimit institucional

Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Lumnije Demi dhe Zyrtarja Certifikuese, Besjana Gërvalla morrën pjesë në tryezën bilaterale me temën “Forcimi i sistemeve të prokurimit publik përmes bashkëpunimit institucional”, të organizuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik me mbështetjen e SIGMA/OECD më 14 dhe 15 prill 2026 në Tiranë.

Diskutimet në tryezën bilaterale mes institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë u fokusuan në shkëmbimin e përvojave dhe rritjen bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve të përfshira në sistemin e prokurimit publik në Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë prezantimit të punës dhe fushëveprimit të institucioneve, Drejtorja e AIP-së, Lumnije Demi prezantoi fusheveprimin e Agjencisë në raport me mandatin e saj në fushën e transparencës dhe llogaridhënies dhe mbrojtjen e të dhënave personale, të orientuar në raportin e vitit 2025 dhe aktivitetet që janë përqendruar në bashkëpunimin me institucionet publike dhe private dhe ndërgjegjsimin, përkatësisht ofrimin e trajnimeve për institucionet lidhur me masat e sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Për të siguruar zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, gjatë vitit 2025, Agjencia ka realizuar mbi 80 aktivitete informuese ofruar programe të trajnimit për gjithsejtë 807 zyrtarë, ndërsa në veprimet e saj për trajtimin e ankesave, Agjencia ka pranuar gjithsejtë 972 ankesa të adresuara nga institucionet publike dhe private, Organizatat Jo Qeveritare, Mediat, Qytetarët dhe nga grupe të tjera të interesit.

Postimi origjinal në Facebook