Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe me mbështetje të Group for Legal and Political Studies në kuadër të Projektit “JUST React”, më 24 tetor prezantuan Udhëzuesin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Komuna ku morën pjesë Kolegjiumi i zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale në […]
Author Archives: Adonis Shabani
Me temën “Ndërmjet Ligjit dhe Praktikës; Si qëndrojnë institucionet kundër korrupsionit?”, më 25 tetor 2024, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, në cilësinë e panelistes, diskutoi për transparencën dhe llogaridhënien institucionale përmes qasjes në dokumente publike si dy nga parimet themelore në luftën kundër korrupsionit. Me theks të veçantë ajo tha se garantimi […]
Lajme
Nën organizimin e Autoritetit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të ishullit Jersey (JOIC), Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, së bashku me stafin e AIP-së, morën pjesë në edicionin e 46-të të Asamblesë Globale të Privatësisë (Global Privacy Assembly-GPA), e mbajtur nga data 28 tetor deri më 1 nëntor
Asambleja Globale e Privatësisë mbledh mbi 160 përfaqësues të autoriteteve anëtare dhe vëzhguese, përfshirë akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat, grupeve të interesit dhe ekspertëve në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Kjo platformë synon të forcojë efektivitetin e kornizave ekzistuese ligjore dhe të nxisë përshtatshmërinë e tyre me zhvillimet teknologjike, duke promovuar […]
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, gjatë fjalimit të saj, falënderoi anëtarët e EDPB-së dhe theksoi mirënjohjen e saj, duke u zotuar se Agjencia është përkushtuar të instaloj dhe të zbatojë kornizën ligjore dhe praktikat më të mira evropiane me përpikmëri, duke përfshirë edhe Konventën 108. Duke qenë se Kosova është në […]
Me temë “Mbrojtja e të Dhënave Personale në Fushën e Inspektimeve”, Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me Zyrën e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe me mbështetjen e GIZ Kosovo, më 28 tetor organizuan një punëtori një-ditore për ngritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësimin e praktikave të inspektimeve. Me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen […]
Me ftesë të Komisionerit të Agjencisë Polake për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Universitetit Kozminski në Varshavë, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, mori pjesë si paneliste në seminarin ndërkombëtar shkencor me temë “Sfidat Ligjore të Teknologjive Revolucionare,” mbajtur më 7-8 nëntor 2024. Gjatë diskutimit të saj, znj. Sogojeva-Dërmaku theksoi angazhimin e […]
25 nëntor 2025, Prishtinë Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë(OSBE) dhe Institutin Ndërkombëtar Republikan(IRI) organizuan takimin me përfaqësuesit e partive politike të Kosovës me qëllim rritjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore. Në takim u diskutua për mënyrat […]
Me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Kosovës në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe me ftesë të Komisioneres për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, një delegacion nga Agjencia Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i kryesuar nga z. Zdravko Vukić, Drejtor i Agjencisë dhe njëherit Zëvendëskryesues i Bordit […]
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), në bashkëpunim me Zyrën për Planifikim Strategjik të Zyrës së Kryeministrit, dhe me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë e që implementohet nga GIZ Kosova, organizoi sot një tryezë diskutimi mbi temën: “Zvogëlimi i barrës administrative nëpërmjet Sistemit të Menaxhimit të Rasteve (CMS) për qasje në dokumente publike.” […]
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, po merr pjesë në takimin plenar të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), i cili po zhvillohet nga 2 deri 3 dhjetor në Bruksel, si rezultat i pranimit të Kosovës si anëtare vëzhguese në aktivitetet e EDPB-së në tetor të këtij viti. EDPB është […]

English
Srpski








