Shikoni videon e mëposhtme për të mësuar më shumë rreth rreziqeve të mundshme që vijnë nga lidhja në rrjete publike të internetit dhe si të veproni për të siguruar mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Kjo video është realizuar në bashkëpunim me Institute for Technology and Society si pjesë e projektit HumanRightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF me mbështetje […]
Author Archives: Adonis Shabani
Pëlqimi i Prindërve: Për përpunimin e të dhënave personale të fëmijëve, është i nevojshëm pëlqimi i prindërve ose kujdestarëve ligjorë. Qëllime të Qarta dhe Specifike: Të dhënat e fëmijëve duhet të mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të qarta dhe specifike, të cilat janë në interesin më të mirë të fëmijës. Masat e Sigurisë: Kontrolluesit […]
Mbrojtja e të dhënave personale, është përgjegjësi thelbësore e çdo kontrolluesi të të dhënave. Për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar qasjen e paautorizuar, vjedhjen, ose humbjen e të dhënave personale, organizata dhe institucionet (kontrolluesit) duhet të ndërmarrin masa të forta sigurie, përkatësisht: Enkriptimi Kontrolli i Qasjes Kopjet rezervë Shikoni videon për të mësuar më […]
Minimizimi i të dhënave është një nga parimet kryesore të mbrojtjes së të dhënave personale. Ky parim siguron që kontrolluesit mbledhin dhe përpunojnë vetëm ato të dhëna që janë absolutisht të nevojshme për qëllimet e caktuara. Ky parim mbron privatësinë tuaj duke reduktuar rrezikun e keqpërdorimit, vjedhjes apo humbjes së të dhënave personale. Çfarë Nënkupton […]
Ky udhëzues është realizuar nga Platforma Civikos në bashkëpunim me Institute for Technology and Society, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjitha Sektorët në Kosovë”, mbështetur nga Embassy of the Netherlands in Kosovo
Shikoni videon për të mësuar më shumë mbi parimet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe rëndësinë e tyre në ruajtjen e privatësisë së fëmijëve online. Kjo video është realizuar në bashkëpunim me Institute for Technology and Society si pjesë e projektit HumanRightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF me mbështetje të Embassy of Sweden in Pristina. […]
Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe me mbështetje të Group for Legal and Political Studies në kuadër të Projektit “JUST React”, më 24 tetor prezantuan Udhëzuesin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Komuna ku morën pjesë Kolegjiumi i zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale në […]
Me temën “Ndërmjet Ligjit dhe Praktikës; Si qëndrojnë institucionet kundër korrupsionit?”, më 25 tetor 2024, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, në cilësinë e panelistes, diskutoi për transparencën dhe llogaridhënien institucionale përmes qasjes në dokumente publike si dy nga parimet themelore në luftën kundër korrupsionit. Me theks të veçantë ajo tha se garantimi […]
Lajme
Nën organizimin e Autoritetit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të ishullit Jersey (JOIC), Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, së bashku me stafin e AIP-së, morën pjesë në edicionin e 46-të të Asamblesë Globale të Privatësisë (Global Privacy Assembly-GPA), e mbajtur nga data 28 tetor deri më 1 nëntor
Asambleja Globale e Privatësisë mbledh mbi 160 përfaqësues të autoriteteve anëtare dhe vëzhguese, përfshirë akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat, grupeve të interesit dhe ekspertëve në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Kjo platformë synon të forcojë efektivitetin e kornizave ekzistuese ligjore dhe të nxisë përshtatshmërinë e tyre me zhvillimet teknologjike, duke promovuar […]

English
Srpski

