Author Archives: Adonis Shabani

Vizitë nga studentët e vitit të fundit të Fakultetit Juridik në Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, së bashku me Udhëheqësen e Divizionit për Shqyrtim të Ankesave për Qasje në Dokumente Publike, znj. Arbëri Hiseni, mirëpritën studentët e vitit të fundit të Fakultetit Juridik, përmes Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) si pjesë e aktiviteteve të Klinikës Ligjore. Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë […]

Komisionerja për Informim dhe Privatësi në Takim Informues me Përfaqësues të Bankës Botërore

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, zhvilloi një takim me z. Christopher Tullis, Specialist për Zhvillim Digjital për Evropën dhe Azinë Qendrore, si dhe z. Vedran Lalić, Konsulent i Pavarur, për të diskutuar mbi studimin e Bankës Botërore për vlerësimin e infrastrukturës ligjore në Kosovë dhe gjendjes së mbrojtjes të të dhënave personale […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi mbështet Komunat në hartimin e rregullativës ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale

Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe me mbështetje të Group for Legal and Political Studies në kuadër të Projektit “JUST React”, më 24 tetor prezantuan Udhëzuesin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Komuna ku morën pjesë Kolegjiumi i zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale në […]

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku, paneliste në Konferencën “Demaskimi i Korrupsionit: Transparenca, Përgjegjësia dhe Drejtësia”

Me temën “Ndërmjet Ligjit dhe Praktikës; Si qëndrojnë institucionet kundër korrupsionit?”, më 25 tetor 2024, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, në cilësinë e panelistes, diskutoi për transparencën dhe llogaridhënien institucionale përmes qasjes në dokumente publike si dy nga parimet themelore në luftën kundër korrupsionit. Me theks të veçantë ajo tha se garantimi […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka fituar statusin e anëtares vëzhguese në Bordin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB)

  Njoftim – 10 tetor 2024, Prishtinë Në kuadër të aktiviteteve për bashkëpunim dh anëtarësim në Organizatat Ndërkombëtare, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka fituar statusin e anëtares vëzhguese në Bordin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB) pas kërkesës zyrtare dhe lobimeve të vazhdueshme nga Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku […]

Takimi i Pestë i “Iniciativa 2020” – Konferenca Rajonale e Autoriteteve për Qasje në Dokumente Publike në Sutomore, Mali i Zi

Agjencia për Informim dhe Privatësi mori pjesë në takimin e pestë të Iniciativës 2020, e cila konferencë mbledh autoritetet për qasje në dokumente publike nga vende të rajonit, me qëllim të adresimit të sfidave ligjore dhe praktike në fushën e qasjes në dokumente publike, si dhe shkëmbimit të përvojave mes autoriteteve për arritjet në zbatimin […]

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. Jonathan Hargreaves, viziton Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Sot, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, mirëpriti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves, dhe znj. Sophie Wright, Shefe e Programeve, Ekonomisë dhe Qeverisjes. Gjatë takimit, Komisionerja Sogojeva-Dërmaku ndau përvojën e saj personale dhe vlerësoi lartë projektin e Rekrutimit për Pozita të Larta Drejtuese, duke […]

Gjyqtarët e Sapoemëruar Vizitojnë Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në kuadër të bashkëpunimit me Akademinë e Drejtësisë, mirëpriti një grup të gjyqtarëve të sapoemëruar, si pjesë e programit fillestar për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj. Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, së bashku me inspektorët e Agjencisë, ofruan një prezantim gjithëpërfshirës mbi funksionet kryesore të […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi pjesëmarrëse në forumin e partneritetit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në Bruksel

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva- Dermaku dhe Drejtorja e Përgjithshme, Lumnije Demi po marrin pjesë në forumin rajonal të autoriteteve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në Bruksel, me përfaqësues të autoriteteve nga Ballkani Perëndimor, vendet e Partneritetit Lindor, përfaqësues të institucione të BE-së (Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian, Bordin Evropian […]