Komsionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, përfundoi aktivitetet për promovimin e Ligjit për Mbrojtje të të Dhënave Personale duke zhvilluar punëtori me zyrtarë të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe përfaqësues të çerdheve publike dhe private në regjionin e Pejës. Pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë aspekte kritike të kuadrit ligjor, përkatësisht parimet kryesore […]
Author Archives: Adonis Shabani
Njoftime
Me ftesë të UN Women Kosovo, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, në cilësinë e panelistes, mori pjesë në Konferencën “Reformat e Administratës Publike për Qeverisje të Shkathët dhe Elastike”, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe Universitetin e Prishtinës
Në panelin me temë “Integrimi gjinor në politikat publike dhe buxhetim”, Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, theksoi se përfshirja gjinore në politikat publike të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse, së bashku me buxhetimin gjinor, paraqet një hap të rëndësishëm drejt një shoqërie të barabartë. Mes tjerash, ajo diskutoi edhe për planifikimin e politikave publike me qëllim të […]
Njoftime
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, së bashku me Drejtorin e Departamentit për Qasje në Dokumente Publike, z. Jeton Arifi, organizuan një tryezë diskutimi për zyrtarët për mbrojtje të të dhënave personale dhe zyrtarët për qasje në dokumente publike të institucioneve qeveritare
Gjatë punimeve të kësaj tryeze, Komisionerja shpalosi dispozitat e Ligjit për Mbrojtje të të Dhënave Personale, si një e drejtë relative që aplikohet rast pas rasti. Ajo përqendroi diskutimin në rolin e zyrtarit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rëndësinë e fuqizimit të tij në çdo institucion publik. Mes tjerash, Komisionerja prezantoi bazën […]
Agjencia për Informim dhe Privatësi, në kuadër të ciklit të punëtorive të organizuara në muajin nëntor ka mbajtur një trajnim për zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe Inspektoriatit Policor ku janë trajtuar tema nga aspekte të ndryshme institucionale, të kompetencave, përgjegjësive dhe autorizimeve që dalin nga legjislacioni përkatës për Policinë, për Inspektoratin Policor, dhe Ligji […]
Njoftime
Agjencia për Informim dhe Privatësi, e përfaqësuar nga, z. Valon Kryeziu, Drejtor i Departamentit për Mbrojtje të të Dhënave Personale, vazhdoi mbajtjen e punëtorive me qëllim të sigurimit të zbatimit të Ligjit për Mbrojtje të të Dhënave Personale me përfaqësues të çerdheve në regjionin e Mitrovicës
Pjesëmarrësit, duke përfshirë përfaqësuesit e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe ata të çerdheve publike dhe private në Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri, parashtruan një sërë pyetjesh nga fushëveprimi i institucioneve që ata përfaqësojnë lidhur me përpunimin e të dhënave që kryejnë gjatë punës së tyre. Për të gjitha pyetjet përfaqësuesit nga Agjencia i informuan në detaje […]
Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, duke përfaqësuar Agjencinë për Informim dhe Privatësi, ka vazhduar ciklin e punëtorive në kuadër të promovimit të zbatimit të Ligjit për Mbrojtje të të Dhënave Personale, kësaj radhe me përfaqësues të çerdheve publike dhe private të regjionit të Prishtinës. Gjatë takimit, Komisionerja theksoi rëndësinë e përpunimit të ligjshëm të të […]
Njoftime
Agjencia për Informim dhe Privatësi, e përfaqësuar nga Drejtorja e Përgjithshme znj. Lumnije Demi dhe Udhëheqësi i Divizionit për Inspektim dhe Kontroll z. Kushtrim Mustafa me ftesë të Asociacionit të Komunave të Kosovës morën pjesë në punëtorinë mbi dixhitalizimin e shërbimeve në nivel komunal dhe objektivat strategjike të e-qeverisjes.
Gjatë punëtorisë, zyrtarët e teknologjisë informative të Komunave të Republikës së Kosovës u njoftuan lidhur me të drejtat dhe obligimet që dalin nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë përpunimit të të dhënave personale dhe obligimet që dalin nga Ligji për Qasje në Dokumente Publike. Shqetësimet e ngritura nga zyrtarët komunal janë ngritja […]
Në takimin e zhvilluar, përfaqësues të çerdheve publike dhe private, së bashku me zyrtarë të Drejtorisë Komunale të Arsimit, u angazhuan në diskutime të thella rreth obligimeve ligjore të tyre gjatë grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave personale të fëmijëve. Të pranishmit shprehen interesim te lartë dhe shtruan pyetje të shumta, veçanërisht në lidhje me […]
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, në bashkëpunim me OSCE Mission in Kosovo, nisi zyrtarisht ciklin e punëtorive për zbatimin në praktikë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë. Aktivitetet filluan me një punëtori në regjionin e Prizrenit, ku morën pjesë përfaqësues të çerdheve publike dhe private si dhe […]
Temat e diskutimit ishin përgjegjësitë e kontrolluesit, Ministrisë së Drejtësisë dhe agjencive ekzekutive të MD-së, lidhur me obligimet që dalin nga Ligji për Mbrojtje të të Dhënave Personale dhe Ligji për Qasje në Dokumente Publike, në veçanti obligimet ligjore të Zyrtarit Kryesor Administrativ, Zyrtarit përgjegjës për Mbrojtje të të Dhënave Personale dhe Zyrtarit përgjegjës për […]

English
Srpski