Takime Informuese me Kryetarin e Komunës së Prizrenit dhe Kryetarin e Komunës së Dragashit

Në vazhdën e takimeve informuese për promovimin e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për qasje në dokumente publike në nivel lokal, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, sot zhvilloi dy takime të veçanta me Bexhet Xheladini, Kryetarin e Komuna e Dragashit / Opština Dragaš / Dragash Municipality dhe Shaqir Totaj, Kryetarin e Komuna e Prizrenit.
Komisionerja diskutoi për rëndësinë e hartimit të Politikave të Privatësisë, hartimin e Rregullores së brendshme për masat e sigurisë gjatë përpunimit të të dhënave personale, si dhe për anonimizimin e të dhënave personale gjatë publikimit të dokumenteve që prodhohen nga Komuna. Përveç kësaj, Komisionerja foli edhe për Programin e Transparencës, i cili përveç që do të nxisë publikimin me vetëiniciativë të dokumenteve publike, do të shërbej edhe për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.
Me theks të veçantë, Komisionerja diskutoi për rëndësinë e forcimit të zyrtarëve përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për qasje në dokumentet publike, në mënyrë që ata të shërbejnë si garantues për zbatimin e plotë të legjislacioneve përkatëse nga ana e Komunave.
https://www.vudols.com