Takim bashkëpunues mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe ARKEP – Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Me qëllim të zhvillimit të modaliteteve për bashkëpunim mes AIP-së dhe ARKEP, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku sot mbajti një takim me Kryetarin e Bordit Drejtues të ARKEP, z. Nazim Rahimi dhe bashkëpunëtorët e tij, me c’rast u sigurua komunikimi profesional, që synon garantimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale të përdoruesve të Kosovës nga rrjetet sociale të cilat operojnë në Kosovë.
Ky bashkëpunim mes AIP dhe ARKEP përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mekanizmave për realizimin e të drejtës për mbrojtje të të dhënave personale të qytetarëve, veçanërisht në kontekstin e rritjes së përdorimit të teknologjive digjitale dhe rrjeteve sociale.
https://www.vudols.com