

Në takimin mes Komisioneres për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, Drejtores së Përgjithshme të Agjencisë, Lumnije Demi dhe përfaqësuesve të KRU Hidrodrini- Kryesuesin e Bordit z. Jusuf Nikçi, Kryeshefin Ekzekutiv z. Dri Cena, Sekretaren e Kompanisë znj. Kreshnike Dreshaj, dhe Zyrtaren për Mbrojtje të të Dhënave Personale, znj. Hana Begolli, u diskutua për domosdoshmërinë e aplikimit të standardeve profesionale për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë ofrimit të shërbimeve nga kompania për qytetarët. 



