Zbatimi i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike për vitin 2021 – Raportimi i Institucioneve Publike në Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Në zbatim të Ligjit për 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike dhe me qëllim të sigurimit të transparencës së plotë të punës, institucionet publike janë të obliguara që t’i ofrojnë Agjencisë për Informim dhe Privatësi një raport vjetor ku përfshihet numri i rasteve në të cilat institucioni publik ka lejuar qasjen, numrin e rasteve në të cilat institucioni publik ka refuzuar qasjen në dokumente, si dhe arsyet e këtyre refuzimeve.
Në infografikën e bashkangjitur më poshtë, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka paraqitur të përmbledhur raportin e institucioneve publike me qëllim të paraqitjes së zbatimit të Ligjit.