Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë zbaton vendimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, brenda afatit të përcaktuar ka zbatuar vendimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP).

Agjencia për Informim dhe Privatësi me vendimin Nr. 15/22, të datë 28.02.2022, ka shqiptuar gjobë kundërvajtëse ndaj Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale.

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka ndërmarrë masa të menjëhershme në zbatim të vendimit të AIP-së, duke dëshmuar në këtë rast, gatishmërinë e tyre për respektim të Ligjit Nr. 06/L-082  për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Ligji Nr. 06/L-082  për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka paraparë, që çdo kontrollues, përpunues i të dhënave personale, përpunimin e të dhënave të bëjë në mënyrë të ligjshme në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi , në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura deri tek shqiptimi  gjobave për mos respektim të dispozitave të parapara në ligj.

https://www.vudols.com - mersin eskort - Personel Sağlık -

Zero Waste Grocery

- deneme bonusu