Komisionerja përfaqëson Agjencinë për Informim dhe Privatësi në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Open Data Kosovo

Prishtinë, 10 dhjetor 2021

Komisionerja znj. Krenare Sogojeva Dermaku ka marrë pjesë në konferencën ‘’Mbrojtja e Transformimit Digjital në Rajon; Agjenda Digjitale, Mbrojtja e të Dhënave dhe Qeverisje e Mirë’’ organizuar nga Open Data Kosovo.

E ftuar si pjesë e panelit për të diskutuar në temën ‘Adresimi i rëndësisë së mbrojtjes së të dhënave si rajon’ Komisionerja znj. Sogojeva Dermaku, foli për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale gjatë përdorimit të platformave digjitale në kuadër të ndryshimeve të hovshme që shoqëria po pëson si rezultat i digjitalizimit të përgjithshëm.

Ndër të tjera znj. Sogojeva Dermaku theksoi se zhvillim i hovshëm i teknologjive në të gjithë sektorët, rritë nevojën dhe sasinë e përdorimit të të dhënave personale duke e bërë çështje dhe më të ndjeshme mbrojtjen e të dhënave.

Andaj, duke e parë këtë zhvillim, Agjencia për Informim dhe Privatësi me kujdes të veçantë po përcjellë trendin e këtyre zhvillimeve, dhe është duke punuar hovshëm në krijimin e mekanizmave të duhur ligjor në këtë drejtim, shtoi ajo.

Në përmbyllje të diskutimit znj. Sogojeva Dermaku, veçoi se ‘’Një bashkëpunim më i madh i autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale në Ballkan, për të adresuar çështjet me të cilat po përballemi, do t’i shërbej vendeve tona dhe do të jemi pasqyrë më e mirë e përpjekjeve për të bindur vendet e zhvilluara që të  na shohin si partner serioz në këtë drejtim.”