Komisioneri i Shqipërisë Vizitoi Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Prishtinë, 09 dhjetor 2021

 

Një delegacion nga Komisioneri për Informim dhe Mbrojtje të të Dhënave Personale nga Tirana i prirë nga titullari i saj z. Besnik Dervishi, vizitoi sot Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

 

Kjo shënon vizitën e parë zyrtare të autoritetit homolog të Shqipërisë, i cili, pos një takimi kortezie në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, i shoqëruar nga Komisionerja znj. Krenare Sogojeva Dermaku, zhvilloi një takim edhe në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Komisioneri Dervishi shfrytëzoi rastin e këtij takimi të parë që ta urojë znj. Sogojeva-Dermaku për detyrën e re në krye të Agjencisë, duke i ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe bashkëpunim shumëdimensional në fushën e lirisë së informimit dhe të privatësisë.

Në një takim me atmosferë të ngrohtë ndërinstitucionale, Komisionerja Sogojeva-Dermaku njoftoi Komisionerin Dervishi për gjendjen ekzistuese të Agjencisë, sfidat me të cilat po përballet ajo, si dhe të arriturat e deritanishme që nga marrja e detyrës së saj pesë muaj më parë.

Në përmbyllje të takimit, krerët e të dyja institucioneve u zotuan për të thelluar bashkëpunimin në praktikë në nivel të kuadrove profesionale për të shkëmbyer ekspertizën e dyanshme.

Vlenë të theksohet se bashkëpunimi i deritanishëm i Agjencisë me autoritetin homolog të Shqipërisë ka qenë shumë i frytshëm, si në rrafshin dypalësh, ashtu edhe në saje të forumeve regjionale e ndërkombëtare.

 

https://www.vudols.com - mersin eskort - Personel Sağlık -

Zero Waste Grocery

- deneme bonusu