Prishtinë, 10 dhjetor 2021
Komisionerja znj. Krenare Sogojeva Dermaku ka marrë pjesë në konferencën ‘’Mbrojtja e Transformimit Digjital në Rajon; Agjenda Digjitale, Mbrojtja e të Dhënave dhe Qeverisje e Mirë’’ organizuar nga Open Data Kosovo.
E ftuar si pjesë e panelit për të diskutuar në temën ‘Adresimi i rëndësisë së mbrojtjes së të dhënave si rajon’ Komisionerja znj. Sogojeva Dermaku, foli për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale gjatë përdorimit të platformave digjitale në kuadër të ndryshimeve të hovshme që shoqëria po pëson si rezultat i digjitalizimit të përgjithshëm.
Ndër të tjera znj. Sogojeva Dermaku theksoi se zhvillim i hovshëm i teknologjive në të gjithë sektorët, rritë nevojën dhe sasinë e përdorimit të të dhënave personale duke e bërë çështje dhe më të ndjeshme mbrojtjen e të dhënave.
Andaj, duke e parë këtë zhvillim, Agjencia për Informim dhe Privatësi me kujdes të veçantë po përcjellë trendin e këtyre zhvillimeve, dhe është duke punuar hovshëm në krijimin e mekanizmave të duhur ligjor në këtë drejtim, shtoi ajo.
Në përmbyllje të diskutimit znj. Sogojeva Dermaku, veçoi se ‘’Një bashkëpunim më i madh i autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale në Ballkan, për të adresuar çështjet me të cilat po përballemi, do t’i shërbej vendeve tona dhe do të jemi pasqyrë më e mirë e përpjekjeve për të bindur vendet e zhvilluara që të na shohin si partner serioz në këtë drejtim.”