Komisionerja Sogojeva-Dërmaku u takua me Kryetarën e Gjykatës Kushtetuese, znj. Gresa Caka- Nimanin

Prishtinë, 08 dhjetor 2021

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dermaku, është pritur në një takim nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Gresa Caka-Nimani

 

Puna e deritanishme e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, sfidat për rifunksionimin e saj si dhe prioritetet në punë gjatë vitit të ardhshëm, ishin ndër temat e diskutuara në takimin e përbashkët.

Komisionerja Sogojeva-Dermaku, me theks të veçantë njoftoi kryetaren Caka-Nimani mbi obligimet që dalin nga dy ligjet bazë që AIP është e mandatuar të mbikqyrë zbatueshmërinë e tyre; Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ai për Qasje në Dokumente Publike. Po ashtu në këtë takim u diskutua për harmonizimin e tyre në ligjet e reja që janë në fuqi.

 

Në anën tjetër kryetarja znj. Caka Nimani, konfirmoi nga ana e saj zotimin e Gjykatës Kushtetuese në mbështetje dhe bashkëpunim ndërinstitucional në të ardhmen e afërt, si dhe në vazhdim të përkrahjes së AIP-së  për punën e tyre në  forcimin e sundimit të ligjit dhe arritjen e standardeve ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut.