Category Archives: Lajme

Mbrojtja e Privatësisë në Media, Prioritet i Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Në kuadër të fuqizimit të bashkëpunimit me akterët medial, Komisionerja Krenare Sogojeva Dermaku priti sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës. të kryesuar nga Brikenda Rexhepi-Kryetare e KMSHK-së, Imer Mushkolaj Mushkolaj-Drejtor Ekzekutiv dhe anëtarët Kreshnik Gashi dhe Labinot Leposhtica.Në fokus të diskutimeve që zhvilluan ishte bashkëpunimi mes Agjencisë dhe mediave […]

AIP thellon bashkëpunimin evropian në kuadër të Konferencës KosovaPAR2025: Inteligjenca Artificiale dhe Mbrojtja e të Dhënave Personale në Administratën Publike

Më 4 shtator 2025, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, priti në takim z. Zdravko Vukić, Zëvendëskryesues i Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Drejtor i Autoritetit Kroat për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, dhe u përmbyll me pjesëmarrjen në panel të organizuar […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi konfiskon pajisje të paautorizuara të sistemit të vëzhgimit me kamerë në Mitrovicë të Veriut

Një automjet me targa të huaja është ndaluar nga Policia e Kosovës më 5 shtator 2025 në rrugën “Knjaz Miloš” në Mitrovicë të Veriut. Gjatë kontrollit të realizuar nga autoritetet policore, në brendësi të automjetit janë identifikuar pajisje të sistemit të vëzhgimit dhe GPS pa autorizim përkatës. Pas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës (PK), […]

Iniciativa 20i7 – Takimi i Shtatë i Autoriteteve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Ptuj, Slloveni

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku, së bashku me U.D. Drejtorin e Departamentit për Mbrojtjen e të Dhënave, Kushtrim Mustafa, dhe Udhëheqësin e Divizionit për Shqyrtimin e Ankesave, Arbian Arifi, morën pjesë në takimin e shtatë të “Iniciativa 20i7”, i cili u mbajt nga 8 deri më 10 shtator në Ptuj të Sllovenisë. Ngjarja […]

SQARIM PUBLIK – AGJENCIA PËR INFORMIM DHE PRIVATËSI

Për reagimin e publikuar nga z. Agon Sinanaj nga ‘Buletini Ekonomik’, për trajtimin e ankesës së adresuar  ndaj  Zyrës së Rregullatorit për Energji,   të publikuar më 18 gusht 2025 – https://www.facebook.com/share/p/1YMrGvyc8n/     19 gusht 2025, Prishtinë   Në kuadër të trajtimit të ankesës së adresuar, Agjencia për Informimin dhe Privatësi njofton opinionin publik se veprimet […]

Me ftesë të Qendrës së Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor (WB3C) dhe Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë ka marr pjesë në Seminarin për Ndërtimit të Kapaciteteve Kibernetike në Ballkani Perëndimor organizuar më 19-20 maj 2025 në Podgoricë.

Në Seminarin e Ndërtimit të Kapaciteteve Kibernetike në Ballkani Perëndimor morën pjesë përfaqësues nga institucionet publike, sistemi i drejtësisë, sektori privat dhe akademik, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të sigurisë kibernetike ndërsa u prezantuan përvojat e mira dhe sfidat rajonale ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike.

Kosova Finance Forum 2025- Komisionerja Sogojeva-Dërmaku në panelin mbi digjitalizimin e bankave dhe mbrojtjen e të dhënave të klientëve

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, mori pjesë si paneliste në diskutimin me temë: “Përmirësimi i përvojës së klientëve të bankave dhe pajtueshmërisë: zgjidhje digjitale të zgjuara për përditësimin e të dhënave të klientëve me rrezik të ulët”, organizuar në kuadër të edicionit të dytë të Kosova Finance Forum 2025. Në fjalën e […]

Takim ndërinstitucional me drejtuesit e organeve ligjzbatuese për parandalimin e rrjedhjes së të dhënave personale

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, priti sot në takim ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, Zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti, dhe Kryeshefin e Inspektoratit të Policisë, z. Kushtrim Hodaj, me qëllim të koordinimin institucional për parandalimin dhe trajtimin e menjëhershëm të rasteve të […]

Sesionet Rajonale të Informimit për Forcimin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Nivel Lokal

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me Platformën CiviKos dhe Institutin për Teknologji dhe Shoqëri, ka filluar mbajtjen e Sesioneve Rajonale të Informimit mbi mbrojtjen e të dhënave personale. Deri më tani, këto sesione janë zhvilluar në rajonin e Gjilanit, Pejës dhe Prizrenit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet publike lokale, organizatat e shoqërisë […]

Studentët e gazetarisë vizitojnë Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Në kuadër të Shkollës së Etikës së Gazetarisë të organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), një grup studentësh të gazetarisë zhvilluan një vizitë studimore në Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Qëllimi i vizitës ishte njohja më e afërt e studentëve me rolin dhe mandatin e Agjencisë në fushën e qasjes në […]