Category Archives: Java e mbrojtjes

Java e mbrojtjes

“Java e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” – Agjencia për Informim dhe Privatësi përmbyll javën e aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Me takimin e mbajtur sot me donatorë-mbështetësit e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, është mbyllur java e aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Takimi u fokusua në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta të Agjencisë gjatë vitit 2023 dhe planet për vitin 2024. Ndër tjerash, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, […]

“Java e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” – Takim Informues mes përfaqësuesve të Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe të Ndërmarrjes Qendrore të Distribuimit të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)

Mbrojtja e të dhënave personale të qytetarëve, gjatë procesit të shpërndarjes së faturave ishin në fokus të diskutimit mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe KEDS Energy. Gjatë diskutimit për mbrojtjen të dhënave personale të qytetarëve, respektivisht zbatimin e politikave të privatësisë, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku dhe Kryeshefi Ekzekutiv i […]

“Java e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” – Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon aktivitetet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale me një takim informues me përfaqësues të bizneseve të regjistruara në Odën Ekonomike të Kosovës

Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva Dermaku diskutoi rreth obligimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale nga bizneset private në sektorë të ndryshëm, përfshirë këtu gastronominë, kompanitë e sigurimit, zejtarinë dhe ndërtimtarinë. Në veçanti, u trajtuan çështje si caktimi dhe trajnimi i zyrtarit të mbrojtjes së të dhënave personale dhe hartimi i Politikave të Privatësisë dhe […]

“Java e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” – Agjencia për Informim dhe Privatësi pret në vizitë një grup studentësh të vitit të fundit nga Fakulteti Juridik përmes Qendrës për Edukim Profesional, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në kuadër të aktiviteteve të Klinikës Ligjore.

Studentët u informuan për punën dhe mandatin e Agjencisë dhe të rëndësisë së saj në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. Studentët patën rastin të diskutojnë drejtpërdrejt me përfaqësueset e Agjencisë, përkatësisht Komisioneren për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku dhe Drejtoren e Përgjithshme, […]

“Java e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” – Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon aktivitetet e Javës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale – Takim Informues me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Bifurkacioni në Ferizaj

Publikimi dhe respektimi i politikave të privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave personale u diskutuan sot në takimin informueses mes përfaqësuesve të Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe KRU Bifurkacioni ShA. Në kuadër të aktivitete ndërgjegjësuese, Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë, znj Lumnije Demi dhe Udhëheqësi i Divizionit për Inspektim dhe Kontroll z. Kushtrim Mustafa […]

“Java e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” – Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të të Dhënave Personale- Takim Informues me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë

Hartimi i rregullativës ligjore dhe respektimi i politikave të privatësisë që përcaktojnë mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave personale të qytetarëve dhe krijimi i praktikave më të mira të faturimit në përputhje me obligimet ligjore të përcaktuara me legjislacionin përkatës, ishin pikat kryesore të diskutimit sot mes përfaqësuesve të Agjencisë për Informim dhe Privatësi […]

“Java e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” – Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon aktivitetet e Javës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale – Takim Informues me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”

Me qëllim të ndërgjegjësimit të ndërmarrjeve publike dhe qendrore rreth zbatimit të Ligjit për Mbrojtje të të Dhënave Personale, Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, dhe Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë znj. Lumnije Demi kanë realizuar takim me përfaqësues të KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan, përkatësisht me Kryeshefin Ekzekutiv z. Ymer Salihu, Kryesuesen e Bordit, znj. […]

“Java e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” – Agjencia për Informim dhe Privatësi fillon aktivitetet ndërgjegjësuese për mbrojtjen e të dhënave personale

Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila shënohet me 28 janar, ka realizuar takimin me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ku pjesëmarrës ishin Kryetarja e Bordit, znj. Teuta Ukshini Aliu, Kryeshefi Ekzekutiv z. Arsim Fetahu, Sekretari i Kompanisë z. Avni Kastrati dhe Zyrtarja për […]

Java e Mbrojtjes së të Dhënave Personale vazhdoi sot me Kryeredaktorë e Redaktorë të Mediave

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me Kosovo Law Institute organizoi sot një Fokus Grup me Kryeredaktorët dhe Redaktorët e mediave në Kosovë për të diskutuar mbi zhvillimet dhe sfidat më të fundit në mbrojtjen e të dhënave. Diskutimi mbuloi një gamë të gjerë temash, duke përfshirë obligimet që dalin për mediat nga Ligji për Mbrojtjen […]