“Java e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” – Agjencia për Informim dhe Privatësi përmbyll javën e aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale

🔐Me takimin e mbajtur sot me donatorë-mbështetësit e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, është mbyllur java e aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Takimi u fokusua në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta të Agjencisë gjatë vitit 2023 dhe planet për vitin 2024. Ndër tjerash, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, shprehu mirënjohje ndaj donatorëve për arritjen e objektivave dhe përmbushjen e misionit të Agjencisë, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre drejt promovimit të së drejtës për mbrojtje të të dhënave personale dhe për qasje në dokumente publike.🤝🏻
🌐Për rolin e patjetërsueshëm në mbështetjen e punës së Agjencisë drejt një shoqërie të ndërgjegjësuar për mbrojtje të të dhënave personale dhe rritje të transparencës dhe llogaridhënies, Komisionerja falenderoi pjesëmarrësit: U.S. Embassy Pristina, Kosovo, British Embassy Pristina, Embassy of the Netherlands in Kosovo, European Union in Kosovo, OSCE Mission in Kosovo, GIZ Kosovo, Community Development Fund – CDF, Council of Europe Office in Pristina, RIT Kosovo Peace & Conflict Studies.
🛡️📁Vazhdimi i bashkëpunimeve drejt promovimit të së drejtës për mbrojtje të të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike ishin konkluzionet me të cilat u përmbyll java e aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtes së të Dhënave Personale.
*Agjencia për Informim dhe Privatësi në veçanti falenderon Lëvizja FOL për mbështetjen e tyre në aktivitetet e Javës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
https://www.vudols.com