Studentët u informuan për punën dhe mandatin e Agjencisë dhe të rëndësisë së saj në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.
Studentët patën rastin të diskutojnë drejtpërdrejt me përfaqësueset e Agjencisë, përkatësisht Komisioneren për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku dhe Drejtoren e Përgjithshme, znj. Lumnije Demi, për rolin e Agjencisë si institucion i rëndësishëm në mbikëqyrjen dhe garantimin e të drejtës së privatësisë dhe të drejtës për informim.
Komisionerja, znj Krenare Sogojeva Dermaku, ju bëri thirrje studentëve të paraqesin ankesa tek Agjencia për Informim dhe Privatësi çdo herë që ata evidentojnë raste të vështirësive për qasje në informata dhe mos-respektimit të të dhënave personale.