Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, ligjëroi para studentëve të vitit të parë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, në kuadër të lëndës “E Drejta Kibernetike”, e cila udhëhiqet nga profesoresha Donikë Qerimi. Studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, përkatësisht me […]
Author Archives: Adonis Shabani
Në kuadër të Programit të Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit të Bashkimit Evropian (TAIEX), zyrtarët e Agjencisë për Informim dhe Privatësi realizuan një vizitë studimore në Autoritetin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Sllovenisë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira në fushën e mbrojtjes së të dhënave […]
Lajme
Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Informim dhe Privatësi Lumnije Demi ka marrë pjesë në Konferencën e lancimit të Raportit të Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në vitin 2024 Rrjeti për të Drejtat e Njeriut (HRN) ku u prezantuan të një pasqyrë të situatës së të drejtave të njeriut, dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike me organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.
Drejtorja Lumnije Demi ka theksuar se bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe mediat është një element i rëndësishëm i avokimit përkatësisht promovimit të të drejtave qytetarëve dhe ka ftuar Organizatat Jo Qeveritare për bashkëpunim me Agjencinë për Informim dhe Privatësi për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes e të dhënave personale të qytetarëve.
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, u prit sot në një takim zyrtar nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, z. Ahmet Ismaili, ku u diskutua thellimi i bashkëpunimit institucional për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve në sektorin financiar dhe fuqizimi i të drejtave të konsumatorëve. Në këtë drejtim, udhëheqësit e […]
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, mori pjesë si paneliste në Privacy Symposium 2025, që u mbajt në Venecia të Italisë, ku u trajtua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional përtej Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Gjatë panelit me temë “Përtej BE-së: Fuqizimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar ndërmjet Autoriteteve Evropiane për […]
Udhëzuesi ofron udhëzime të qarta dhe praktike për institucionet publike dhe private për kryerjen e vlerësimeve të ndikimit, me qëllim identifikimin dhe zbutjen e rreziqeve ndaj të dhënave personale. Dokumenti mund të shkarkohet në: https://aip.rks-gov.net/…/udhezuesi-per-vnmdh_final…/ Ftojmë të gjitha palët e interesuara të konsultojnë udhëzuesin dhe të zbatojnë standardet më të larta për mbrojtjen e të […]
Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me OSCE Mission in Kosovo, ka përmbyllur serinë e punëtorive informuese për mbrojtjen e të dhënave personale në sektorin shëndetësor. Punëtoria e fundit u mbajt në Prishtinë, me pjesëmarrjen e profesionistëve shëndetësorë nga regjioni i kryeqytetit, përkatësisht nga Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Graçanicës, Obiliqit, Drenasit, Lipjanit dhe […]
Gjatë pjesëmarrjes në Samitin Global të Privatësisë 2025, organizuar nga IAPP në Washington D.C., Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, realizoi një takim të veçantë me z. Andrew N. Ferguson, Kryetar i Komisionit Federal për Tregtinë të SHBA-së (FTC). Në takim u diskutua për sfidat që sjell zhvillimi i teknologjive të avancuara, punën […]
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, së bashku me përfaqësues nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), po marrin pjesë në edicionin e 25-të të Samitit Global të Privatësisë 2025, që po mbahet në Washington D.C., SHBA, nën organizimin e Shoqatës Ndërkombëtare të Profesionistëve të Privatësisë – IAPP. Ky samit përfaqëson platformën më […]

English
Srpski







