Komisionerja falënderoi Embassy of the Netherlands in Kosovo për mbështetjen dhe bashkëpunimin, duke e cilësuar atë si thelbësor për arritjen e objektivave dhe mandatit të Agjencisë.
Author Archives: Adonis Shabani
Në kuadër të promovimit të llogaridhënies dhe mbrojtjes së të dhënave personale, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku bashkë me Drejtoren e Përgjithshme, Lumnije Demi, sot u takuan me Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, respektivisht. Komisionerja diskutoi për Programin e Transparencës dhe sigurimin […]
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, sot realizoi dy takime të veçanta me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, dhe me Kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj për promovimin e të drejtës për mbrojtje të të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike. Komisionerja diskutoi rreth Programit të Transparencës, i cili […]
Në vazhdën e aktiviteteve për ngritjen e transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale në nivelin lokal, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, zhvilloi sot një takim informues me Kryetarin, Xhafer Gashi- Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare. Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në sigurimin e publikimit proaktiv të dokumenteve publike, përmes […]
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, ligjëroi në klasën “Etika, Vlerat dhe Politikat Publike” në RIT Kosovo me profesor Jeton Mehmeti, për të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike. Komisionerja diskutoi rreth sfidave dhe mundësive që vijnë me zhvillimet teknologjike, të cilat, përpos potencialit të tyre, rrisin […]
Në kuadër të takimeve informuese për promovimin e të drejtës për mbrojtje të të dhënave personale dhe për qasje në dokumente publike në nivel lokal, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, sot u takua me Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhin. Komisionerja diskutoi rëndësinë e hartimit të Politikave të Privatësisë, […]
Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga Kompanitë Publike mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë procesit të shpërndarjes së faturave 07 mars 2024, Prishtinë Në kuadër të sigurimit të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka kërkuar nga Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe […]
Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me Kosovo Law Institute organizoi sot një Fokus Grup me Kryeredaktorët dhe Redaktorët e mediave në Kosovë për të diskutuar mbi zhvillimet dhe sfidat më të fundit në mbrojtjen e të dhënave. Diskutimi mbuloi një gamë të gjerë temash, duke përfshirë obligimet që dalin për mediat nga Ligji për Mbrojtjen […]

English
Srpski




