Komisionerja për Informim dhe Privatësi mbajti takim informues me Kryetarin e Komuna Hani i Elezit

Në kuadër të takimeve informuese për promovimin e të drejtës për mbrojtje të të dhënave personale dhe për qasje në dokumente publike në nivel lokal, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, sot u takua me Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhin.
Komisionerja diskutoi rëndësinë e hartimit të Politikave të Privatësisë, hartimin e Rregullores së brendshme për përpunimin dhe sigurinë e të dhënave personale, si dhe për anonimizimin e të dhënave personale gjatë publikimit të dokumenteve prodhohen nga Komuna. Përveç kësaj, Komisionerja foli edhe për Programin e Transparencës, i cili ka për qëllim të nxisë publikimin proaktiv të dokumenteve publike, ashtu siç e parasheh Ligji për Qasje në Dokumente Publike.
Me theks të veçantë, Komisionerja diskutoi për rëndësinë e forcimit të rolit të zyrtarëve përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për qasje në dokumentet publike, në mënyrë që ata të shërbejnë si garantues për zbatimin e plotë të legjislacioneve përkatëse nga ana e Komunave.
https://www.vudols.com