Ligjëratë nga Komisionerja për Informim dhe Privatësi në Universitetin RIT Kosovo

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, ligjëroi në klasën “Etika, Vlerat dhe Politikat Publike” në RIT Kosovo me profesor Jeton Mehmeti, për të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike.
Komisionerja diskutoi rreth sfidave dhe mundësive që vijnë me zhvillimet teknologjike, të cilat, përpos potencialit të tyre, rrisin edhe rrezikun e keqpërdorimit të të dhënave personale. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e sigurimit të qasjes në dokumentet publike, duke e cilësuar atë si një element kryesor në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.
Në përfundim, Komisionerja inkurajoi studentët të jenë më proaktiv gjatë realizimit të të drejtave të tyre, duke ju bërë thirrje që të kontaktojnë Agjencinë për Informim dhe Privatësi për çdo pyetje ose ankesë.
https://www.vudols.com