Author Archives: Adonis Shabani

Agjencia për Informim dhe Privatësi diskuton me Organizatat Jo-Qeveritare të arriturat dhe sfidat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2024

Në kuadër të bashkëpunimit me organizatat Jo-Qeveritare në Kosovë, Agjencia për Informim dhe Privatësi sot prezantoi Raportin gjashtëmujor për periudhën janar-qershor 2024. Në takimin me përfaqësuesit e Organizatave Jo-Qeveritare, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku diskutoi për zhvillimin e programit të transparencës për publikimin proaktiv të dokumenteve nga institucionet publike, partneritetin me autoritete homologe […]

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku, mirëpret në takim Ambasadorin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, në ambientet e Agjencisë

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet Zyrës së BE-së dhe AIP-së, me ç‘rast Ambasadori Szunyog theksoi rëndësinë e respektimit të plotë të të drejtave të njeriut, përfshirë mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike, si dy elemente kryesore për integrimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Komisionerja Sogojeva-Dërmaku falënderoi […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga bizneset respektimin e parimeve të privatësisë në rastet e aplikimit të marketingut të drejtpërdrejtë përmes thirrjeve telefonike apo dërgimin e SMS-ve te qytetarët

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka pranuar një numër të konsiderueshëm të ankesave nga qytetarët të cilët kanë pranuar marketing të drejtpërdrejtë (SMS apo thirrje telefonike) nga bizneset e ndryshme me qëllim të promovimit të produkteve dhe ofrimit të shërbimeve të tyre. Në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e bizneseve mbi rëndësinë e respektimit të […]

Takim bashkëpunues mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, zhvilloi një takim me Auditoren e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit. Komisionerja Sogojeva-Dërmaku dhe Auditorja Spanca vlerësuan si tejet të rëndësishëm bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve me qëllim të forcimit të llogaridhënies […]

Shkolla Verore mbi Keqinformimin në Sistemin e Drejtësisë: Ligjeratë nga Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku

Më 21 korrik 2024, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku mori pjesë në Shkollën Verore mbi Keqinformimin në Sistemin e Drejtësisë, e cila u organizua nga BIRN Kosova me mbështetje të Justice Activity/USAID. Kjo iniciativë synon të luftojë dezinformimin dhe keqinformimin rreth sistemit të drejtësisë, duke edukuar publikun mbi ndikimet e informacionit […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga bizneset që vendosin kamera t’i respektojnë kriteret e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

15 korrik 2024, Prishtinë Agjencia për Informim dhe Privatësi, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve, përkatësisht mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përmirësimit të sigurisë, dhe mbrojtjes së pronës, kërkon nga bizneset ndërmarrjen e veprimeve për të garantuar përputhje me obligimet ligjore. Bizneset që […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga qytetarët respektimin e ligjit gjatë vendosjes së kamerave në prona private

8 korrik 2024, Prishtinë Agjencia për Informim dhe Privatësi, në kuadër të masave për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju bënë thirrje të gjithë personave që vendosin të instalojnë kamera të vëzhgimit në objektet private t’i kenë parasysh kriteret për mbrojtjen e privatësisë dhe masat e sigurisë. AIP ka […]

Punëtori mbi Sistemin e Drejtësisë përballë Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Qasjes në Dokumente Publike

Agjencia për Informim dhe Privatësi, me mbështetje të EULEX Kosovo dhe Akademisë së Drejtësisë, me datë 30 Maj ka organizuar një punëtori me temën “Drejtësia përballë Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Qasjes në Dokumente Publike”. Punëtoria mblodhi së bashku përfaqësues nga institucionet e sundimit të ligjit, duke përfshirë gjyqtarë, prokurorë, përfaqësues nga Policia e […]