Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, zhvilloi një takim me Auditoren e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit. 




Në këtë kontekst, palët u dakorduan për shkëmbimin e informatave dhe përvojave, duke përfshirë edhe sigurinë e informacionit në sistemet shtetërore të teknologjisë së informacionit. 
