Author Archives: Adonis Shabani

Drejtorja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe OJQ Assist Kosova, ku ka prezantuar rolin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi në raport me mbrojtjen e të dhënave personale në internet.

Drejtorja Lumnije Demi ka thënë se sfidat në mbrojtjen e të dhënave personale vazhdojnë të mbeten informimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për kujdesin dhe masat që duhet t’i ndërmarrin për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë përdorimit të platformave online, ndërsa ka theksuar se roli i mediave dhe organizatave Jo-Qeveritare është thelbësor për të siguruar […]

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, paneliste në tryezën e organizuar nga KPM mbi rolin e mediave gjatë zgjedhjeve për vitin 2025

Tryeza e organizuar nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) përfshiu tre panele diskutimi. Në panelin e parë, me temën “Roli i medias gjatë zgjedhjeve të vitit 2025”, mori pjesë Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku. Paneli, i moderuar nga z. Bashkim Vishaj, përfshiu panelist tjerë si: • z. Jeton Mehmeti, Kryetari […]

Ambasadorja e Holandës, znj. Karin Boven vizitë zyrtare në Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, mirëpriti Ambasadoren e Holandës në Kosovë, znj. Karin Boven në një takim zyrtarë për të diskutuar dhe vlerësuar bashkëpunimin përmes projektit MATRA, projekt ky që fokusohet në përmirësimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe sigurisë kibernetike në sektorë të ndryshëm në Kosovë. Gjatë takimit, Komisionerja Sogojeva-Dërmaku […]

Autoritetet Homologe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut Bashkëpunojnë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva- Dërmaku priti në takim homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Imer Aliu, Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim të konkretizimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale mes dy autoriteteve, me theks të veçantë shkëmbimin përvojave në fushën e […]

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, takon Victoria Billing, Drejtoreshën për Evropën Juglindore në Mbretërinë e Bashkuar

Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori Britanik, Jonathan Hargreaves, me ç’rast u diskutua për rëndësinë e përkrahjes reciproke mes grave në administratën publike të Kosovës. Në veçanti u theksua kontributi i rrjetit të grave në pozita të larta në sektorin publik, i krijuar me mbështetje të Mbretërisë së Bashkuar, si një shembull i shkëlqyer […]

Komisionerja për Informim dhe Privatësi ka zhvilluar një takim konsultativ me nënkryetarin e Komunës së Graçanicës

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku më 8 tetor ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, ku është diskutuar mbi mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Ky takim u fokusua në identifikimin e aktiviteteve të përbashkëta që synojnë përmirësimin e transparencës në funksionimin e administratës komunale dhe […]

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit

Komisionerja për Infomim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku dhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për të forcuar mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë e sistemeve të informacionit në Republikën e Kosovës. Përmes inspektimeve dhe auditimeve të rregullta ky Memorandum synon të rris transparencën dhe sigurinë, duke përmirësuar kështu proceset e […]

Vizitë nga studentët e vitit të fundit të Fakultetit Juridik në Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, së bashku me Udhëheqësen e Divizionit për Shqyrtim të Ankesave për Qasje në Dokumente Publike, znj. Arbëri Hiseni, mirëpritën studentët e vitit të fundit të Fakultetit Juridik, përmes Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) si pjesë e aktiviteteve të Klinikës Ligjore. Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë […]

Komisionerja për Informim dhe Privatësi në Takim Informues me Përfaqësues të Bankës Botërore

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, zhvilloi një takim me z. Christopher Tullis, Specialist për Zhvillim Digjital për Evropën dhe Azinë Qendrore, si dhe z. Vedran Lalić, Konsulent i Pavarur, për të diskutuar mbi studimin e Bankës Botërore për vlerësimin e infrastrukturës ligjore në Kosovë dhe gjendjes së mbrojtjes të të dhënave personale […]