Drejtorja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe OJQ Assist Kosova, ku ka prezantuar rolin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi në raport me mbrojtjen e të dhënave personale në internet.

Drejtorja Lumnije Demi ka thënë se sfidat në mbrojtjen e të dhënave personale vazhdojnë të mbeten informimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për kujdesin dhe masat që duhet t’i ndërmarrin për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë përdorimit të platformave online, ndërsa ka theksuar se roli i mediave dhe organizatave Jo-Qeveritare është thelbësor për të siguruar ndërgjegjësimin dhe informimin e qytetarëve në zbatimin e politikave për mbrojtjen e të dhënave personale.

https://www.vudols.com