Në këtë punëtori të pranishëm ishin 26 profesionistë shëndetësor nga regjioni i Gjilanit, përkatësisht, Drejtor të sektorit të shëndetësisë, Drejtor të QKMF-ve, mjek, kryeinfermier, infermier dhe laborant të Komunës së Gjilanit, Kamenicës, Ferizajit, Kaçanikut dhe Vitisë.
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka për qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e profesionistëve shëndetësor dhe synim kryesor i kësaj punëtorisë është paisja e pjesëmarrësve me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për mbrojtjen e të dhënave personale duke siguruar që të dhënat personale, përkatësisht të dhënat e ndjeshme të trajtohen me kujdesin e duhur dhe të mbrohen nga çdo lloj keqpërdorimi.