Agjencia për Informim dhe Privatësi nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi për Mbështetje dhe Bashkëpunim me Policinë e Kosovës

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Sogojeva – Dërmaku dhe Drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Kosovës, z. Mehmeti, nënshkruajnë Marrëveshje Mirëkuptimi për Mbështetje dhe Bashkëpunim me qëllim të ofrimit të mbështetjes nga ana e Policisë dhe bashkëpunimit reciprok ndërmjet Policisë dhe Agjencisë në kuadër të fushëveprimtarisë së tyre, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, konform dispozitave të Ligjit për Policinë.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për fokus shkëmbimin e ekspertizave, eksperiencave, si dhe praktikave të mira në kryerjen e inspektimeve dhe kontrolleve, që përpunojnë të dhëna personale; takime pune të përbashkëta në përputhje me nevojat dhe kontekstin e procedurave specifike të trajtimit të ankesave dhe vlerësimit si dhe kategorizimin e rasteve për përcjellje në polici; si dhe bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve në organizimin e trajnimeve të mbrojtjes së të dhënave personale për zyrtarët policor që administrojnë regjistra (baza e të dhënave) që përmbajnë të dhëna personale dhe trajnime për zyrtarët e inspektimit të Agjencisë.

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Sogojeva – Dërmaku falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm z. Mehmeti për realizimin e kësaj Marrëveshje Mirëkuptimi për Mbështetje dhe Bashkëpunim dhe vuri në dukje pritjet e saj në të ardhmen.

https://www.vudols.com - mersin eskort - Personel Sağlık -

Zero Waste Grocery

- deneme bonusu