Tryezë Informuese rreth Qasjes në Dokumente Publike për Zyrtarë të Gjykatave

06 qershor 2022, Prishtinë

 Me kërkesë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sot u mbajt një tryezë diskutimi me zyrtarët për komunikim me publikun të gjykatave të Kosovës, të cilët janë të angazhuar edhe si zyrtarë përgjegjës për qasje në dokumente publike.

Për t’u ligjëruar rreth kësaj teme dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të të pranishëmve lidhur me temën, ishte ftuar z. Jeton Arifi, Drejtor i Departamentit për Qasje në Dokumente Publike në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Vlen të theksohet se lehtësues i kësaj tryeze ishte Projekti i USAID për Drejtësi dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi, nën bashkërendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Si konkluzion i përbashkët i të pranishëmve të kësaj tryeze doli se ekziston nevojë e madhe e zyrtarëve të gjyqësorit dhe të prokurorisë për t’u trajnuar në fushën e lirisë së informimit me qëllim të rritjes së transparencës së institucioneve publike në raport me qytetarët.

https://www.vudols.com - mersin eskort - Personel Sağlık -

Zero Waste Grocery

- deneme bonusu