Agjencia për Informim dhe Privatësi nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Akademinë e Drejtësisë

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Sogojeva – Dërmaku dhe Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Fejzullahu, nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve të dy institucioneve që ata udhëheqin, në sferën e avancimit të çështjeve me interes reciprok.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për fokus trajnimin e gjyqtarëve, prokurorëve të shtetit të Republikës së Kosovës, si dhe trajnimin e personelit administrativ gjyqësor dhe prokurorial për sa i përket zbatimit praktik të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. Përmes realizimit të kësaj marrëveshje, dy institucionet presin që të arrijnë të ndihmojnë zyrtarët përgjegjës në sistemin gjyqësor dhe prokurorial në menaxhimin e drejtë të regjistrave dhe të dhënave në përputhje me ligjet përkatëse.

 

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Sogojeva – Dërmaku falënderoi Drejtorin Ekzekutiv z. Fejzullahu për realizimin e kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi dhe vuri në dukje pritjet e saj në të ardhmen.

https://www.vudols.com