Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Sogojeva Dërmaku mban Ligjëratë Informuese mbi të drejtën për Informim dhe Privatësi në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Sogojeva Dërmaku mban Ligjëratë Informuese mbi të drejtën për Informim dhe Privatësi në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Komisionerja për Informim dhe Privatësi në kuadër të përmbushjes së misionit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, sot mbajti një ligjëratë në Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, me qëllim vetëdijësimin e tyre rreth Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, si dhe me kompetencat e Agjencisë në përgjithësi.

Vlen të theksohet se kjo ligjëratë u prit me shumë interesim nga pjesëmarrësit, ku Komisionerja morri shumë pytje më në detaje rreth punës së Agjencisë rreth të drejtës për qasje, e në vecanti të drejtës për privatësi.