AGJENCIA PËR INFORMIM DHE PRIVATËSI MERRË PJESË NË KONFERENCËN E 3-TË RAJONALE “INITIATIVE 2020”

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmanku, së bashku me delegacionin nga Agjencia, mori pjesë në konferencën e 3-të me radhë të “Initiative 2020”, e cila mbledh autoritetet e pavarura për lirinë e qasjes në informacion nga vendet e regjionit.

Gjatë punimeve të konferencës, e cila kësaj radhe u mbajt në Strugë, Republika e Maqedonisë Veriore, organet e pavarura për lirinë e qasjes në informacion, nga Kosova, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Republika e Maqedonisë së Veriut ranë dakord që në të ardhmen fokusi kryesor i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike si mjet për transparencë, llogaridhënie dhe hapje të institucioneve, do të jetë transparenca proaktive. Tema ishte veçanërisht e rëndësishme lidhur me publikimin proaktiv, pra publikimi dhe përditësimi aktiv i të dhënave të publikuara në faqet e internetit të institucioneve publike, që duhet të jetë detyrim dhe detyrë parësore, ndërsa transparenca reaktive, pra procedura e veprimit ndaj kërkesave për qasje në informacion të jetë një detyrim dytësor i poseduesve të informacionit të institucioneve publike.


Në këtë konferencë për herë të parë mori pjesë edhe autoriteti homolog nga Shqipëria në cilësinë e vëzhguesit, i cili do të jetë kandidat potencial në vitin e ardhshëm për anëtarësim në “Initiative 2020”.


Në Konferencë u konkludua gjithashtu se Konventa e Këshillit të Evropës për Qasjen në Dokumentet Zyrtare (CETS Nr. 205), e njohur gjithashtu si Konventa e Tromsø, njeh të drejtën e përgjithshme të qasjes në dokumentet zyrtare të zotëruara nga autoritetet shtetërore, me fjalë të tjera mundëson Qeverinë në promovimin e qeverisjes demokratike, hapjes dhe rrit demokracinë pjesëmarrëse në realizimin e të drejtave të tjera të njeriut dhe lirive themelore.


Zbatimi i këtyre parimeve dhe rëndësia e zbatimit të standardeve evropiane dhe të Konventës Tromsø, është përdorur si rezultat i fuqisë për ta ratifikuar atë si një aplikim shtesë për zbatimin e ligjeve për qasje në informacione të natyrës publike dhe një shtyllë e besueshme për mbrojtjen e të drejtës së garantuar me kushtetutë, si e drejtë e njeriut: “KAM TË DREJTË TË DI!!!”.
Organizatori i “Initiative 2020” për vitin e ardhshëm është rënë dakord të jetë Kroacia.