Përfundon Java e Informimit nga Agjencia për Informim dhe Privatësi me Ndërmarrjet Publike

Prishtinë, 30.09.2022

Përfundon Java e Informimit nga Agjencia për Informim dhe Privatësi me Ndërmarrjet Publike

Me moton “Tash edhe më Lehtë”, Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka filluar këtë vit javën e informimit me konferencën e parë me Kryetarët Komunave, ka vazhduar me Prokurorë dhe Gjyqtarë, me Media dhe Shoqëri Civile, dje me Sekretarë të Përgjithshëm të Ministrive të Republikës së Kosovës për ta përmbyllur sot bashkë me Kryeshefë, Kryetarë dhe Anëtarë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike.
Panelistë në konferencën e fundit ishin Kryeshefja e Telekomit të Kosovës, znj. Burbuqe Hana, përfaqësuesja e OJQ-së INPO, znj. Albulena Ndrecaj, si dhe Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva – Dërmaku që përmes diskutimit me të pranishmit pasqyruan rëndësinë e së drejtës për qasje në dokumente publike e njëkohësisht edhe sfidat për realizimin e kësaj të drejte.
Statistikat e Agjencisë për Informim dhe Privatësi janë të bazuara në ankesat e pranuara nga qytetarët, OJQ dhe gazetarët, tregojnë se interesi i publikut në përgjithësi është i drejtuar tek shpenzimi i parasë publike, përfshirë procedurat e rekrutimit, procedurat e prokurimit dhe faturat e shpenzimeve të reprezentacionit dhe udhëtimeve zyrtare të titullarëve të institucioneve.
Në përmbyllje të Javës për Informim, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka dal me konkluzionet e përgjithshme, nga të gjitha konferencat, se kjo është një pikënisje e bashkëpunimit drejt realizimit të së drejtës për qasje, si e drejtë themelore e njeriut që rrit transparencën dhe llogaridhënien institucionale dhe mundëson pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrjen qendrore dhe lokale. Organizimi i trajnimeve për zyrtarët për informim në institucionet publike, si dhe obligimi i institucioneve për hartimin dhe miratimin e rregullativës së brendshme për klasifikim të dokumenteve ishin kërkesat që dolën nga këto konferenca. Ndërsa, objektivi kyç mbetet zbatimi i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, respektivisht publikimi me vetiniciativë i dokumenteve publike, zbatimin e të cilës do ta mbikëqyr Agjencia për Informim dhe Privatësi.

*Agjencia për Informim dhe Privatësi falënderon OSCE Mission in Kosovo për bashkëpunimin dhe përkrahjen në organizimin e kësaj Konference.

✅📝 Mesazhi i Komisioneres për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, në nder të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Informimit 📝✅

❗️❔Si duhet të veproni nëse nuk ju ofrohet qasja në dokumente publike ❔❗️
✅ Storie Suksesi nga Agjencia për Informim dhe Privatësi ✅
https://www.vudols.com