SHPALLJE PËR APLIKIM – për anëtarë të Komisioni të Pranimit në kuadër të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Njesia pergjegjese e Agjencisë për Informim dhe Privatësi në pajtim me nenin 41 paragrafi 5.3 të Ligjit për Zyrtarët Publikë, nenit 10 paragrafin 7 të Rregullores Nr. 01/2022 për Pranimin, Vlerësimin dhe Disiplinën e Nëpunësve të Lartë Drejtues, fton të gjithë organizatat e specializuara të dërgojnë ekspertët e tyre për anëtarë të mundshëm të Komisionit të Pranimit/KSHP.

 

Kandidatët e propozuar nga organizatat e specializuara, në pajtim me nenin 9 paragrafin 6 të Rregullores Nr. 01//2022 për Pranimin, Vlerësimin dhe Disiplinën e Nëpunësve të Lartë Drejtues, duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:

 

  • Të kenë diplomë universitare të paktën 240 kredi, kurse për diplomat e marra jashtë vendit, nevojitet nostrifikimi;
  • të kenë tetë (8) vite përvojë pune profesionale prej të cilave të paktën pesë (5) vite në pozita të nivelit drejtues;
  • Të mos kenë qenë anëtarë të organeve drejtuese të ndonjë partie politike të paktën në pesë (5) vitet e fundit;
  • Të kenë integritet moral dhe profesional;
  • Të mos kenë aktakuzë të konfirmuar dhe të mos kenë qenë të dënuar për kryerjen e një vepre penale;
  • Të mos jetë i punësuar në shërbimin civil, të mos jetë i larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore dhe të mos kenë masa disiplinore në fuqi.

 

Kandidatët e propozuar nga organizatat e specializuara, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

 

  • Biografinë (CV-në)
  • Dëshminë e kualifikimit profesional (diplomën e fakultetit). Për edukimin e marrë jashtë vendit duhet të bashkëngjitet nostrifikimi i diplomës;
  • Dëshminë e përvojës së punës;
  • Deklaratën me shkrim për plotësimin e kriterit të tretë dhe të gjashtë;

 

  • Certifikatën që nuk është i dënuar për kryerjen e një vepre penale nga gjykata kompetente;
  • Deklaratën me shkrim mbi disponueshmërinë me të cilën zotohen se do të jenë në dispozicion për çdo procedurë të rekrutimit.
  • Kopjen e pasaportës ose të letërnjoftimit.

 

Organizatat e specializuara mund të aplikojnë përmes postës elektronike dhe dokumentet e kërkuara t’i dërgojnë në e-mail adresën: adelina.sopi@rks-gov.net

 

Organizatat e specializuara duhet t’i ofrojnë për kandidatët e tyre të dhënat e sakta mbi adresën dhe numrin e telefonit kontaktues.

 

Për të gjithë të interesuarit ofrohen mundësi të barabarta dhe inkurajojmë organizatat e specializuara që i plotësojnë kriteret e shpalljes të aplikojnë.

 

Kandidatët do të kenë mandat dy (2) vjeçar dhe për punën e tyre do të kompensohen 250 Euro për secilën procedurë të konkurrimit, në pajtim me nenin 11 të Rregullores Nr.01/2022 për Pranimin, Vlerësimin dhe Disiplinën e Nëpunësve të Lartë Drejtues.

 

Shpallja mbetet e hapur nga data 12/12/2022 deri më 19/12/2022 në ora 16:00.

 

Për informata shtesë ose sqarime mund të kontaktoni në nr. tel: 038-200 62 952 ose email adresën: adelina.sopi@rks-gov.net.

 

https://www.vudols.com