Agjencia Mbyllë Aktivitetet e Javës së Informimit

Prishtinë, 04 tetor 2021

Në një kohështrirje prej 28 shtatorit deri më 1 tetor 2021, Agjencia për Informim dhe Privatësi, në partnerit të ngushtë me përfaqësues të shoqërisë civile, ka zhvilluar aktivitete të larmishme fushore me karakter informues rreth të drejtës për qasje në dokumente publike.

Duke e instaluar për herë të parë traditën e shënjimit të Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacione në vendin tonë, Agjencia, më 28 shtator 2021 kishte filluar aktivitetet e saj katërditore duke organizuar tryezë diskutimi me përfaqësues nga shoqëria civile, komuniteti i gazetarisë, Kuvendi, Institucioni i Avokatit të Popullit, Këshilli i Evropës dhe Organizata Gjermane GIZ.

Të njëjtën ditë dhe për tri ditë tjera me radhë, punonjës të AIP-së dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare (FOL, BIRN, IKD, INPO, Syri i Vizionit, Ec ma Ndryshe, CBM, YMCA, CIVIKOS, KCIC) kanë zhvilluar aktivitete promovuese me qytetarë lidhur me të drejtat e tyre për t’u qasur në dokumente publike, duke zhvilluar, njëkohësisht edhe një anketim rreth njohurive të tyre për këtë të drejtë në kryeqytet dhe shtatë qytete tjera më të mëdah të vendit. Qyetet, në të cilat është zhvilluar aktivitet fushor ishin: Prishtina, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Peja, Gjakova, Prizreni, Gjilani dhe Ferizaj.

Komisionerja znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, me të drejtë deklaroi gjatë përmbylljes së tryezës së 28 shtatorit që për qytetarët tash do të jenë më e lehtë, siç e mbajti edhe emrin sllogani i javës së informimit të sapopërfunduar.

https://www.vudols.com