Komisionerja e Agjencisë po Përfaqëson Kosovën në Forumin ‘Initiative 2020’ në Bled të Sllovenisë

Bled, 4 tetor 2021

 

Me ftesë të sekretariatit të Forumit ‘Initiative 2020’, i cili, çdo vit, mbledh autoritetet e apelimit të vendeve të ish Jugosllavisë, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, sot, gjatë punimeve të takimit të dytë me radhë të këtij forumi, ka prezantuar temën ‘Sfidat e Shqyrtimit të Ankesave nga Agjencia për Informim dhe Privatësi’.

 

 

Vlen të theksohet se organizimi i takimeve të këtij forumi bëhet me parimin e rotacionit midis autoriteteve anëtare, të cilat, këtë vit, përveç temave të paracaktuara të secilit autoritet, në fokus të diskutimit kanë modalitetet e organizimit dhe funksionimit të këtij forumi gjatë viteve të ardhshme. Muaji tetor i çdo viti simbolizon shkëmbimin e përvojave të autoriteteve homologe në garantimin e qasjes në dokumente publike.