Raporti mediatik për vitin 2021 i Agjencisë për Informim dhe Privatësi

RAPORT MEDIATIK

 

Agjencia për Informim dhe Privatësi gjatë vitit 2021, respektivisht me fillimin e ushtrimit të kompetencave dhe autorizimeve të plota ligjore që nga muaji korrik, ka realizuar aktivitete në zbatim të Ligjit Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me fokus në:

 

Hartimin dhe miratimin legjislacionit sekondar për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente publike dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

 

  • Miratimi i Rregullores për Organizimin e Brendshëm.
  • Hartimi e draft-rregulloreve që ndërlidhen me procedurat e shqyrtimit të ankesave në shtyllën e qasjes dhe mbrojtjes, mënyrën e kryerjes së inspektimit dhe kontrollit, arkivimit dhe menaxhimit të lëndëve arkivore, mbajtjen e evidencës dhe raportimin për qasje në dokumente publike, transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale, përfshirë edhe udhëzuesin për publikim proaktiv të dokumenteve publike.
  • hartimin e formularëve standard të raportimit të shkeljeve të së drejtës së informimit dhe privatësisë, me ekspertizë të ofruar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë.

Promovimi i lirisë së informimit dhe së drejtës së privatësisë

  • Realizimi i ciklit të trajnimeve për zbatimin në praktikë të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike për zyrtarët përgjegjës për qasje në dokumente publike të institucioneve qendrore dhe lokale rreth 120 pjesëmmarës dhe zbatimi në praktikë i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale të institucioneve publike dhe kontrolluesve privat që konsiderohen përpunues të mëdha të të dhënave, siç është sektori bankar dhe sektori i sigurimeve rreth 135 pjesëmmarës. Këto trajnime kanë ofruar edhe raste studimi të shqyrtuara nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit të gazetarisë dhe të njëjtat janë mbështetur nga organizata gjermane GIZ.
  • Realizimi i projektit për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Qasje në Informacione Unviversale, i përcjellë me aktivitete të karakterit informues dhe promovues përgjatë një jave në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, që kanë përfshirë:
    • hulumtim statistikor me qytetarë e shtatë regjioneve për njohuritë e tyre për të drejtën e tyre për qasje në dokumente publike;
    • një tryezë diskutimi me të ftuar nga Institucionet Publike, shoqëria civile, gazetaria dhe organizata ndërkombëtare;
    • Promovimi i së drejtës për qasje dhe njoftimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve për procedurat e realizimit të së drejtës së tyre për qasje në dokumente publike, përmes paraqitjeve në emisione televizive.
  • Realizimi i pesë punëtorive regjionale në fushën e mbrojtës së të dhënave personale me zyrtarët publik të komunave të Kosovës nga Departamenti i Arsimit, Shëndetësisë, Kadastrit dhe Burimeve Njerëzore. Këto punëtori, të cilat mundësuan informimin për zbatimin praktikë të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale për rreth 80 zyrtarë komunal, janë realizuar me mbështetje të OSBE-së.

 

Mbikëqyrja e zbatimit të ligjit për qasje në dokumente publike

 

Gjatë kësaj periudhe në AIP janë pranuar 137 (njëqind e tridhjetë e shtatë) ankesa, 110 njëqind e dhjetë) prej tyre janë mbyllur brenda afateve ligjore, ndërsa 27 (njëzet e shtatë) janë në procedurë të shqyrtimit.

Po ashtu, janë ofruar 31 (tridhjetë e një) këshilla ligjore për zbatimin e Ligjit për qasje në dokumente publike.

 

Mbikëqyrja e zbatimit të ligjit për  mbrojtjen e të dhënave personale

 

Në fushën e mbrojtjes së të dhënave, AIP ka realizuar mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale përmes shqyrtimit të ankesave dhe kërkesave të adresuara nga qytetarët, institucionet publike dhe sektori privat, pasi që për shkak të kapaciteteve të kufizuara nuk ka realizuar inspektime sipas detyrës zyrtare.

Numri i rasteve të trajtuar gjatë kësaj periudhe, që kryesisht kanë të bëjë me përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë, përpunimi i të dhënave të zyrtarëve publik, qasje në të dhënat e subjekteve, përpunimi i të dhënave për marketing të drejtpërdrejt, përfshirë edhe transferimin ndërkombëtarë, është:

  • 22 (njëzet e dy) – kërkesa për këshilla ligjore.
  • 35 (tridhjetë e pesë) – ankesa, 18 prej të cilave janë mbyllur dhe 17 të tri janë në proces të shqyrtimit.
  • 3 (tri) – kërkesa për autorizim të transferim ndërkombëtar të të dhënave personale.

 

Bashkëpunimi rajonal

 

  • Pjesëmarrja e Komisioneres për Informim dhe Privatësi në Forumin Rajonal “Iniciative 2020” e kryesuar nga Republika e Sllovenisë, me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave rajonale mes vendeve për trajtimin e rasteve specifike në zbatim të së drejtës për qasje në dokumente publike. Pjesëmarrës në këtë konferencë kanë qenë udhëheqësit e autoriteteve homologe të Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

 

  • Inicimi i procedurave të negocimit të memorandumit të bashkëpunimit me Autoritetet homologe nga Republika e Kroacisë dhe Republika e Sllovenisë.

Shkarko dokumentin (PDF)

 

https://www.vudols.com