Komisionerja Sogojeva- Dërmaku Priti në Takim Pune Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë z. Samedin Mehmeti

Prishtinë, 13 janar 2022

 

Në zyrën e Komisioneres së Agjencisë për Informim dhe Privatësi, sot u prit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, me të cilin, titullarja e kësaj agjencie diskutoi lidhur me temat e interesit të përbashkët ndërinstitucional, për të cilat kërkohet angazhim i përbashkët.

Për të garantuar privatësinë e qytetarëve, u cilësua si i domosdoshëm bashkërendimi i veprimeve të Agjencisë dhe Policisë, në mënyrë që të sigurohemi që Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale po zbatohet nga kontrolluesit e të dhënave nga sektori publik dhe privat.

Z. Samedin Mehmeti dhe Znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, gjatë diskutimeve mbi mbrojtjen e privatësisë, u pajtuan që të ndërmarrin hapa të bashkërenduar për të mbikëqyrur aplikimin e vëzhgimit me kamera në hapësira publike, pastaj për të mbajtur nën kontroll publikimin e të dhënave personale të të dyshuarve. Ndër tjera, ata u zotuan për të shkëmbyer informacione midis institucioneve që drejtojnë lidhur me shkeljet eventuale të privatësisë që mund të ndodhin brenda policisë.

Për të zyrtarizuar këtë nivel të ngritur të bashkëpunimit, znj. Sogojeva dhe z. Mehmeti premtuan që së shpejti të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi midis dy institucioneve përkatëse.

https://www.vudols.com