Tryezë Diskutimi rreth Raportimit të Institucioneve Publike pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Prizren, 07 dhjetor 2021

Nën organizimin e OSBE-së, Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka zhvilluar punimet e një tryeze diskutimi me përfaqësues të gjashtë komunave të Regjionit të Prizrenit lidhur me temën ‘Përmirësimi i Raportimit për Kërkesat për Qasje në Dokumente Publike’.

Zyrtarët nga zyrat e informimit të komunave: Prizren, Dragash, Mamushë, Rahovec, Suharekë dhe Malishevë, patën rastin të marrin informacione të hollësishme rreth mënyrë së raportimit vjetor nga z. Jeton Arifi, Drejtor i Departamentit për Qasje në Dokumente Publike në AIP.

Kjo tryezë mblodhi rreth vetes edhe përfaqësues nga shoqëria civile, si: OJQ ‘Ec Ma Ndryshe’ dhe OJQ ‘KDI’ që veprojnë në regjionin e Prizrenit, të cilët, veç tjerash, shpalosën sfidat e tyre në jetësimit e të drejtës për qasje në dokumente publike në raport me komunat e këtij regjioni.

 

 

Zyra për Komunikim me Publikun

AIP / info.aip@rks-gov.net

https://www.vudols.com