Agjencia përmbyllë me sukses ciklin e punëtorive në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale

Agjencia me mbështetje të OSBE-së, përmbylli me sukses punëtoritë regjionale në fushën e mbrojtës së të dhënave personale. Në këto punëtori pjesëmarrës ishin zyrtarët e Komunave të Kosovës, konkretisht zyrtarët komunal nga Departamenti i Arsimit, Shëndetësisë, Kadastri dhe Burimeve Njerëzore.

Temë e këtyre punëtorive ishte ‘Zbatimi në praktikë i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, në të cilën përfaqësuesit e Agjencisë interpretuan dispozitat e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke i ndërlidhur me rastet në praktikë dhe me detyrat që kanë zyrtarët komunal në këto departamente. Qëllimi i këtyre punëtorive ishte njohja në mënyrë më të detajuar e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe informimi i tyre lidhur me përgjegjësitë gjatë procesit të përpunimit të të dhënave personale.

Të gjitha punëtoritë u zhvilluan në 5 regjione të ndryshme, gjatë dy javëve të fundit të nëntorit, duke filluar nga data 16 deri më 30 nëntor 2021. Punëtoria e parë filloi me regjionin e Prishtinës, ku më pas vazhduan me regjionin e Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës duke e përfunduar me regjionin e Pejës. Në këto punëtori morën pjesë rreth 80 zyrtarë të komunave të ndryshme.

Karakteristikë e përbashkët e të gjitha punëtorive ishte ndërveprimi në mes të pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të Agjencisë, ku përmes pyetjeve dhe trajtimit të rasteve në praktikë u diskutuan disa çështje me rëndësi lidhur me përpunimin e të dhënave personale.

Nga pjesëmarrësit në këto punëtori u ngritë çështja të ndryshme lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë të cilat ata kanë në punët e tyre të përditshme duke filluar nga dosjet e personelit, masat e sigurisë që duhet të ndërmerren, të drejtat e të punësuarve për qasje në dosjet e tyre, lista e pagave në sektorin publik dhe dosjet e kandidatëve që kanë qenë pjesëmarrës në procese të rekrutimit, të cilët nuk kanë fituar një vend punë. Gjithashtu është ngritur edhe çështja e përditësimit të të dhënave të qytetarëve në sistemin kadastral, me të cilën qytetarëve do t’u garantohet e drejta e përditësimit të të dhënave të cilat ua jep ligji. Instalimi i video vëzhgimit në institucionet publike ishte pjesë e diskutimit gjatë këtyre punëtorive si dhe  asgjësimi i të dhënave për të cilat ka mbaruar qëllimi i përpunimit.

Për zyrtarët e Agjencisë ishte e rëndësishme marrja e informacioneve nga zyrtarët e drejtorive të shëndetësisë lidhur me vështirësitë e përdorimit të sistemit informativ shëndetësor, masat e sigurisë të aplikuara në këtë sistem dhe shumë çështje të tjera, për të cilët nevojitet angazhim i shtuar në këtë fushë nga ana e Agjencisë.

Pas përfundimit të këtij aktiviteti trajnues, diskutimeve me tema nga më të ndryshmet që u trajtuan dolën këto rekomandime:

  1. Të mbahen trajnime në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale për menaxherët dhe zyrtarët e burimeve njerëzore në institucioneve publike.
  2. Të mbahen trajnime në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale për menaxherët financiar dhe zyrtarët që financiar në institucionet publike.
  3. Të mbahen trajnime në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale për zyrtarët e kadastrit në institucionet publike.
  4. Të ndërmerren masa për mbikëqyrjen e sistemit informativ shëndetësor dhe të mbahen trajnime shtesë lidhur me mbrojtjen e të dhënave për personelin shëndetësor i cili ka qasje në këtë sistem.
https://www.vudols.com - mersin eskort - Personel Sağlık -

Zero Waste Grocery

- deneme bonusu