Shënimi i Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacione

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacione, e cila shënohet me 28 shtator, fillon javën e informimit me moton “Tash më Lehtë”, e cila do të shënohet me aktivitete në shtatë Komunat më të mëdha të Kosovës.

Kjo iniciativë e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe nëntë organizatave të shoqërisë civile (IKD, FOL, CIVIKOS, INPO, EC më ndryshe, CBM, KCIC, YMCA dhe Syri i Vizionit) ka për qëllim të vetëm, informimin e qytetarëve për të drejtat e tyre për Qasje në Dokumente Publike, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.

Aktivitetet e parapara gjatë Javës për Shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacione:

 Prishtinë, 28 shtator 2021  

Tryezë diskutimi për temat:

  • Qasja në Informacione nën Mbikëqyrjen e Agjencisë për Informim dhe Privatësi;
  • Teknologjia në Shërbim të Qasjes në Informacione;
  • Sfidat e Jetësimit të së Drejtës për Qasje në Dokumente Publike;
  • Ligji për Qasje në Dokumente Publike – Përparësitë dhe të Metat;
  • Rastet Specifike të Qasjes së Mohuar;

 

Aktivitetet promovuese / informuese:

E martë, 28 shtator 2021

Prishtinë 

Koha: 11:00 – 14:00

Vendi: Sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe ‘Sheshi Skenderbeu’, Prishtinë – OJQ FOL, IKD, CIVKOS

E mërkurë, 29 shtator 2021

Pejë

Koha: 11:00 – 13:00

Vendi:  Sheshi i qytetit afër Hotelit ‘Dukagjini’, Pejë – OJQ’ SYRI I VIZIONIT’

Mitrovicë

Koha:12:00 – 14:00

Vendi:  Sheshi i qytetit, Mitrovicë – OJQ ‘CMB MITROVICË’

E enjte, 30 shtator 2021

Prizren

Koha:11:00 – 13:00

Vendi: Sheshi i qytetit te Shadërvani, Prizren – OJQ ‘EC MA NDRYSHE’

Gjakovë

Koha:12:00 – 14:00

Vendi: Sheshi i qytetit përballë Hotelit ‘Pashtriku’, Gjakovë – OJQ ‘YMCA’

E premte, 01 tetor 2021

Ferizaj

Koha: 11:00 – 13:00

Vendi: Sheshi ‘Adem Jashari, Ferizaj – OJQ ‘INPO’ në sheshin e Ferizajt

Gjilan

Koha: 12:00 – 14:00

Vendi:Sheshi ‘Rexhep Mala’, Gjilan – OJQ ‘KCIC’ në sheshin e Gjilanit

 

Në të gjitha këto aktivitete pjesëmarrëse do të jetë edhe Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku.

https://www.vudols.com