NJOFTIM PËR MEDIA

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, u prit në takim nga Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Ermonela Felaj.

 

 22 prill 2022, Prishtinë

Në kuadër të vizitës në Shqipëri, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, u prit në takim nga Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Ermonela Felaj dhe Komisioneri për Lirinë e Informimit dhe për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Shqipërisë, z. Besnik Dervishi.

Znj. Felaj i shprehu urimet e saj Komisioneres, znj. Sogojeva Dërmaku, dhe vuri në dukje  rëndësinë e mbështetjes së institucioneve të pavarura si edhe përvojën e Kuvendit të Shqipërisë në mbështetje të Komisionerit për Lirinë e Informimit dhe për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Komisionerja për Informim dhe Privatësi e  Kosovës, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, falënderoi Nënkryetaren e Kuvendit, znj. Ermonela Felaj, për takimin dhe vuri në dukje bashkëpunimin e ngushtë me Komisionerin për Lirinë e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Shqipërisë, duke shprehur nevojën e bashkëpunimit mes dy vendeve ne fushën e informimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

https://www.vudols.com